Derbi i Athinës përfshihet nga trazirat

Publikuar tek: sport, më 16:25 23-02-2015 Derbi i Athinës përfshihet nga trazirat

Derbi i Athinës midis Olympiacos dhe Panathinaikos është përfshirë nga skena dhune, lojtarët miqtë janë goditur me sende të forta nga tifozët vendas në stadium.

Gjyqtari ka ndërprerë dy herë ndeshjen si pasojë e sendeve të hedhura në fushë nga tifozët e Panathinaikos. Fundi i takimit ishte edhe më kaotik. Sende të forta që fluturonin nga tribunat në drejtim të fushës, kanë shkaktuar dëmtime tek lojtarët, njëri prej tyre ishte edhe futbollisti i Zvicrës Pajtim Kasami.

Gjithsesi, ishte skuadra vendase ajo që fitoi ndeshjen em rezultatin 2-1, duke iu afruar kryesuesve të Olympiacos, që ndodhen aktualisht vetëm 3 pikë larg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja rezultatet e javës së 23-të të Superiores, nesër Skënderbeu-Kukësi
Tifozët serbë djegin flamurin shqiptar, paralajmërojnë luftë »
Article Logic
Execution time: 0.25539803504944
array(1) { ["section"]=> string(44) "derbi-i-athines-perfshihet-nga-trazirat-4219" }