Derbi i kryeqytetit zhvendoset në Peqin

Publikuar tek: sport, më 19:44 26-02-2015 Derbi i kryeqytetit zhvendoset në Peqin

Kryeqyteti nuk do të ketë mundësinë që të presë në shtëpinë e tij një prej eventeve më të rëndësishme sportive. Ndeshja midis Tiranës dhe Partizanit do të zhvendoset në qytetin e Peqinit, të shtunën në orën 14:00.

Lajmi tashmë është zyrtar dhe vjen pas përplasjeve midis dy klubeve kryeqytetase për caktimin e vendit dhe datës së derbit.

Ndeshja ishte planifikuar për tu luajtur ditën e premte në stadiumin “Qemal Stafa”, por për shkak se tapeti i ri nuk ishte ende gati, klubi i Tiranës kërkoi që ndeshja të shtyhej për në 12 mars, në mënyrë që tifozët kryeqytetas të kishin mundësi të ndiqnin nga afër skuadrat e tyre.

Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga klubi i Partizanit, i cili ka kërkuar që ndeshja të zhvillohet në datën e përcaktuar në kalendarin e FSHF-së, në të kundërt skuadrës së tyre i takonin 3 pikë.

Negociatat midis palëve nuk kanë dhënë rezultat e pritshme dhe për këtë arsye derbi i kryeqytetit do të luhet në qytetin e Peqinit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vijon puna për ndërtimin e pistës atletike në “Elbasan Arena”
Hidhet shorti i UEFA Europa League, ja përballjet »
Article Logic
Execution time: 0.021956920623779
array(1) { ["section"]=> string(44) "derbi-i-kryeqytetit-zhvendoset-ne-peqin-4525" }