Derbi i Madridit/ Atletico “poker” ndaj Realit

Publikuar tek: sport, më 20:21 07-02-2015 Derbi i Madridit/ Atletico “poker” ndaj Realit

Atletiko jo vetëm mbetet në lojë për titullin, por tregoi se kampionët janë ende skuadra për t'u mposhtur.

Në Madrid komandon Atletiko. Reali mund të jetë kampion i Europës dhe skuadra me sulmin më të mirë në kontinent, por derbi i kryqytetit spanjoll është i tëri bardhekuq si tribunat ku valëviteshin mbi 54 mijë flamuj në Vincente Calderon, ku skuadra e Simeones, jo thjesht mposhti 4-0 Realin, por i dha një leksion që do të mbahet mend gjatë .

Reali paraqitej me shumë mungesa në prapavijë përballë Los Colchoneros por mbante shpresat te rikthimi i Ronaldos që formonte tredhëmbëshin e famshëm me Benzema e Bale, ndërsa te bardhekuqtë Simeone hidhte nga minuta e parë në sulm Mandzukic dhe Griezman, sfida filloi me një telash për El Cholon që ju desh të zëvendësonte Koken e dëmtuar me Saul Nigez që në minutën e 10, por nuk kishte dëmtim që mund të ndalte furinë e Atletikos.

Los Colchoneros në avantazh që në minutën e 14, krosim i JuanFran me mandzukic që mbron topin për të ftuar në qendër Thiago Mendez që me goditjen e tij në kufijtë e zonës i shpoi duart Iker Casillas. Duket si një deja vu e përballjes së fazës së parë kur ishte sërish Thiago ai që ndëshkoi i pari Realin,  ishte goli i tij i 4 ndaj Los Blancos, i pari që nuk e shënon me kokë. Makthi për Realin sapo kishte filluar pasi pa marë mirë veten skuadra e Ancelotit u ndëshkua sërish

Gol i denjë për kinotekën. Fantastik, Saul në një roveshatë me të majtën pas krosimit të Siqueras, që lë me gojë hapur edhe vetë Ancelottin. 2-0 për Atletikon në minutën e 18.  Edhe pse në avantazhin e dy golave Atletiko ruajti intensitetin duke u shfaqur sërish rrezikshëm në anët e Casillas, duke vënë në gjumë Realin që u shfaq impotent për të krijuar dhe e mbylli pjesën e parë i asfaltuar 2-0 nga Atletikom, skenar që u përsërit edhe në pjesën e dytë.  Griezman në minutën e 58 vuri në provë sërish Casillas dhe dy minuta më vonë e coi topin lart në roveshatë, por tentativa e tretë rezultoi e vërteta për francezin.

Griezman shënoi golin e tij të parë ndaj Realit duke i paraprirë Varane pas spondit të Saul në krosimin e Turan, ishte goli i knock outit, por jo i fundit, pasi sfida vijoi të ishte një monolog bardhekuq me Mario Mandukic që u vuri vulën poshtërimit të Realit në minutën e 89 kur gozhdoi në rrjetë topin e krosuar nga Fernando Torres për golin e 4-0. Ishte kjo hakmarrja perfekte e Atletikos për atë finale të humbur në Lisbonë, në fakt Reali që pas La Decimas nuk fiton më pas Atletikos që pasi humbi trofeun më të cmuar, i ka rrëmbyer Superkupën, e eleminoi nga Kupa e Mbretit dhe e mposhti në të dy përballjet e La Ligas, kjo e fundit ishte një dominim total nga fillimi në fund. Atletiko jo vetëm mbetet në lojë për titullin, por tregoi se kampionët janë ende skuadra për t'u mposhtur.

 

*Supersport

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lenjani “prezantohet” me himnin kombëtar tek Rennes (Video)
“Loro Boriçi”, stadium me 4 yje, i përshtatshëm për “Champions League” »
Article Logic
Execution time: 0.022408008575439
array(1) { ["section"]=> string(48) "derbi-i-madridit-atletico-poker-ndaj-realit-2666" }