Derbi Partizani-Tirana, reagon Olsi Rama: E merituam fitoren, nuk merrem me episode

Publikuar tek: sport, më 23:53 30-11-2018 Derbi Partizani-Tirana, reagon Olsi Rama: E merituam fitoren, nuk merrem me episode

Partizani ka marrë një fitore të madhe në derbin e sotëm përballë Tiranës, me rezultatin 2-1. 

Të gjithë në kampin e kuq, janë të kënaqur madje dhe vet Olsi Rama, drejtori i Partizanit. Në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, klubi i të kuqve ka nxjerrë të plotë prononcimin e Olsi Ramës, pas ndeshjes.

PRONONCIMI I PLOTË:

O.Rama: Kjo përmbysje tregoi që përbëjnë një grup të mrekullueshëm, që kanë karakter dhe japin gjithçka në fushën e lojës. Madje arrijnë të përmbysin edhe një ndeshje specifike siç është derbi. E merituam plotësisht fitoren. Është një hap më tepër për ndërtimin e një skuadre solide jo vetëm për këtë kampionat, por edhe në të ardhmen.

“Hebaj mund të konsiderohet blerje?

O.Rama: E kemi përsëritur vazhdimisht që ne i kemi lojtarët dhe punojmë me ata që kemi. Nuk është vetëm Hebaj, ka edhe të tjerë. Luajti edhe Çinari që nuk ka shprehur ende potencialin e tij përsa iu përket mënyrës së lojës. U aktivizua edhe Kote, Mala kaloi mbrojtës i djathtë. Kemi një ekip që ka një potencial që ende nuk e ka treguar.

Gjykimi?

O.Rama: Nuk merrem me episode dhe ia fal penalltinë arbitrit pa asnjë problem. Janë elementë të lojës që edhe gabohen, edhe pse ai ishte moment i qartë që shihej edhe nga tribuna. Më tepër më shqetëson dinamika e lojës dhe mënyra e ndërprerjes së lojës. Megjithatë në dhomat e zhveshjes edhe lojtarët nuk kishin asnjë problem me atë gjë. Ata thanë se do të futen në lojë për të fituar. E treguan më pas.

“Shiriti i kapitenit?

O.Rama:I takon ekipit, ne kemi bërë një votim në fazën përgatitore. Belica është një nga kapitenët e ekipit. Personalisht nuk kam asnjë preferencë, mund të jetë Belica, Telushi, apo Trashi. Janë të gjithë lojtarët që janë liderë brenda grupit, në mënyrën e tyre.

Shiriti masë ndaj Albanit?

O.Rama: Është çështje që lihet për t’u diskutuar brenda grupit. Jemi të gëzuar që fituam derbin, pesë vjet rresht që fitojmë. Djemtë kanë të drejtë të festojnë dhe të shijojnë këto dy ditë pushim. ta fitojnë Pavarësinë dhe Çlirimin me vonesë, por nuk kemi çfarë bëjmë. Puna është e para.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari i njohur raporton përgatitjet e Partizanit, Bruno Telushi e befason në transmetim direkt
»
Article Logic
Execution time: 0.0041811466217041
array(1) { ["section"]=> string(87) "derbi-partizani-tirana-reagon-olsi-rama-e-merituam-fitoren-nuk-merrem-me-episode-143497" }