Deschamps: I gëzohem fitores. Payet: Është krenari për mua

Publikuar tek: sport, më 22:42 10-06-2016 Deschamps: I gëzohem fitores. Payet: Është krenari për mua

Didier Deschamps i gëzohet fitores ndaj Rumanisë, e cila edhe pse ishte e vështirë, iu ka shijuar francezëve. Tekniku i “gjelave” pohon se ka gabuar në disa raste duke i lënë hapësira kundërshtarit që t’i afrohet portës së tij. Ndërkohë që ai i gëzohet rezultatit, i lë vend edhe korrigjimeve që i duhet të bëjë në të ardhmen.

“Jam i kënaqur për rezultatin. Ekipi rumun nuk ishte i lehtë për t’u ndeshur. Ne e dinim këtë. Ne bëmë shumë gabime, ndërsa ata u mbruan mirë. Ne kishim shanse, por ne shpërdoruam shumë. Ne kemi pasur një problem të vogël, u lamë shumë hapësira atyre. Por, shpërblimi erdhi në fund. I sigurt në fund bëra që të luajmë për të fituar, ndaj angazhova katër lojtarë ofensivë në fund. Duke e parë që kjo ishte ndeshja e hapjes, ndaj nuk do të ishte e lehtë”, u shpreh trajneri francez.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, autori i golit të fitores dhe i quajtur “Lojtari i ndeshjes”, Dimitri Payet, është vënë në fokusin e mediave dhe ai ka dhënë një deklaratë sa reale aq edhe emocionale. E vlerëson golin dhe fitoren, për më tepër edhe për t’iu mbyllur gojën atyre që nuk e kishin menduar se do të ishte në këtë pikë sot.

“Është një krenari e madhe. Ekipi rumun na ka shqetësuar, nuk mund të shkonte më shumë se kaq, por u desh kohë për të marrë lojën në dorë dhe të kishim siguri. Ne kishim më shumë shanse, por nuk shënuam shpejt. Ky gol na jep tri pikë dhe është shumë i rëndësishëm. Është emocion i madh që ndeshja u mbyll me golin tim. Unë nuk mund të them se unë vij nga larg dhe jam shpëtimtar, por këtu sonte jemi si rezultat i punës së madhe dhe sakrificës. Krahasuar me disa nga shokët e mi, shumë njerëz nuk kanë menduar në lidhje me praninë time këtu në fillim të sezonit”.

Burimi: Newsport.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0062210559844971
array(1) { ["section"]=> string(61) "deschamps-i-gezohem-fitores-payet-eshte-krenari-per-mua-43132" }