Dëshironi të humbni peshë? Blerina ju tregon DIETËN efektive

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 09:06 21-04-2019 Dëshironi të humbni peshë? Blerina ju tregon DIETËN efektive

Blogu i Blerinës- newsbomb.al

A keni dëgjuar ndonjëherë për ndonjë regjim ushqimor, lehtësia e të cilit në realizimin e tij është e pabesueshme?!

Gjithmonë lexojmë, dëgjojmë, konsultohemi për dieta ushqimore të cilat na duken të vështira që në nisje, e jo më t'i përfundojmë ato. Në disa raste vështirësia gjendet tek produktet që duhen, kostoja e tyre e lartë, e herë të tjera shumë prej nesh nuk ia dalin të përfundojnë dietën sepse oraret dhe mënyra e ndjekjes së saj gjithashtu është e komplikuar. Megjithë arsyet e të parës, dhe vështirësitë e të dytës, ja ku jemi në mes të prillit, për shumë prej nesh “pilafi nuk mban më ujë” e duhet me patjetër të rrëzojmë disa kg.

Ajo që unë ju propozoj sot, është një regjim ushqimor që më shumë se me menynë lidhet me oraret. Bëhet fjalë për të famshmen “Dieta e Agjerimit”, e njohur këto kohët e fundit kryesisht në Europë por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej nga nutricistët kanë vetëm vlerësime maksimale.

Po çfarë është Dieta e Agjërimit!

Personalisht mendoj se kjo është një prej mënyrave më të mira për të humbur peshë. Pa kaluar në sforco të mëdha, dhe pa u kthyer në stres psikologjik. Mbi të gjitha është regjimi i vetëm ushqimor që nuk na penalizon të konsumojmë llojshmërinë që duam përsa i përket ushqimeve. Dieta e Agjërmit lidhet vetëm me oraret se kur duhet të ushqehemi. Për të humbur 4-6 kilogramë në muaj, do të na duhet që dy ose tri ditë të javës ne të ushqehemi vetëm 8 orë në dite, duke filluar nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 16 dhe të agjërojmë 16 orët në vijim. Të vetmet që lejohen pas orës 16 të pasdites janë uji dhe cajrat pa sheqer. Që dieta të funksionojë në mënyrë perfekte dhe të na japi ne rezultat e dëshiruara duhet që të mos e ndjekim për më shumë 2-3 ditë në javë këtë regjim. Ditët duhet të jenë njëra pas tjetrës dhe më pas ne duhet ti rikthehemi normalitet me një ritëm të ri i cili na lejon që të ushehemi 10 ore në ditë, pra nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 18 të pasdites dhe oërt e tjeta deri mengjesin tjetër janë ato përgjatë se cilave agjërohet.

Këshilla ushqimore

Këshillohet që gjatë dy ose tri ditëve të “agjërimit” mëngjesi të nis i bollshëm dhe proteinik, me vezë, proshutë dhe për të gjithë ata që dëshirojnë edhe kos apo qumësht sipas dëshirës. Mesvakti te jetë një sallatë e mirë me fruta të stinës, dreka të përmbajë supën ose gjëllën dhe duhet të mbyllet rreth orës 15-16 me nje vakt të bollshëm përsëri me fruta të stinës. Gjatë këtyre dy -tri ditëve nuk duhet te konsumohen pije alkolike, apo ato me gaz dhe nuk duhet të konsumohen gjithashtu edhe ëmbëlsirat. /Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068769454956055
array(1) { ["section"]=> string(66) "deshironi-te-humbni-peshe-blerina-ju-tregon-dieten-efektive-161255" }