Dëshmia e pengut të ISIS, gazetarit të El Mundo: Ja çfarë tmerresh pamë me sy

Publikuar tek: bota, më 14:05 15-03-2015 Dëshmia e pengut të ISIS, gazetarit të El Mundo: Ja çfarë tmerresh pamë me sy Rrefimi i gazetarit te El Mundo

Gazetari i El Mundo, Javier Espinosa së bashku me kolegun fotograf Ricardo Garcia Vilanova, u lirua në 30 mars 2014, pas gati 6 muajsh burg në duart e ISIS. Për shumë kohë nuk mund të tregonte gjë, sepse isis kishte kërcënuar me vasje pengje të tjera që ishin në duart e tyre, taksistin britanik Alan Henning, nëse gazetari do të kishte folur me median. 

Henning u vra në tetor, dhe pas disa muajsh Espinosa shkruajti në El Mundo se çfarë u ndodh pengjeve që bien në duart e Isis. Një dëshmi e tmerrshme, me ekzekutime false dhe kërcënime.

Dëshmia

John kënaqet duke ekzagjeruar melodramën, duke vendosur thikën në qafë pa pushuar së foluri. “E ndjen? Eshtë e ftohtë apo jo? Mendo për dhimbjen nëse ta fus në qafë. Eshtë dhimbje e tmerrshme. Thika e parë të pret venat dhe nxjerr pështymë dhe gjak”.

Ekstremisti e bën me qëllim për të sjellë një thikë, një armë të epokës, një tip kordhe nga ato që përdorin ushtritë myslimane në kohën e Mesjetës, me bisht të gjatë një metër, dhe dorezë argjendi.
“Goditja e dytë të pret fytin. Në këtë moment nuk merr dot frymë nga hundët, por nga trakea. Fillon të ndihesh çuditshëm, të gurgullosh. E kam parë edhe më parë. Fillon dridhesh si një kafshë, si derr. Dhe goditja e tretë të prêt kokën. Më pas ta vendos mbi shpinë”.

Bënte gjithcka për të të ngulitur mesazhin e tij të mërzitshëm, ndërkohë që dilte i terrorizuar në video. Pasi heq shpatën, militari kalon te pistoleta. Nxorri një Glock dhe e mbushi. Ma vendosi në kokë dhe e tërhoqi tre herë këmbëzën. Clic.Clic.Clic.

Espinoza tregon se si Isis kërkonte të priste kokat e sa më shumë pengjeve të huaja në harkun kohor të 6 muajve, të gjithë në të njëjtën qendër ku mbaheshin. Ai dhe kolegu i tij e kishin njohur James Foley, viktimën e parë të ekzekutimit brutal në video, ashtu sikurse edhe shumë të burgosur të tjerë të vrarë në këto muaj nga militantët e Shtetit Islamik.

Dëshmia

Ata kënaqeshin kur trembnin pengjet, por nuk ishin kërcënime kot. Një ditë na detyruan të shihnim fotot e Sergei Nikolaevich Gorbunov, inxhinieri rus i rrëmbyer në tetorin 2013. Ndamë burgun me të për disa javë, derisa e masakruan në mars 2014. I pari i një serie të gjatë. “Çfarë shikon në foto? Tregoja të tjerëve!” më urdhëronte George. Donte që të përshkruaja foton e shkrepur të Sergeit pas ekzekutimit. “Sheiku i qëlloi me një plumb eksploziv” drejtonte gishtin ai i çmendur pa e fshehur sadisfaksionin. “Duhet të thuash atë që sheh” vazhdonte të më bërtiste ndërkohë që më detyronte të fiksoja ekranin e kompjuterit. “Shoh Sergei, është i vdekur Ka mjekrën mbuluar me gjak, dhe me copa truri” i përgjigjesha. “Po tamam kështu, po nuk e sheh vrimën e madhe që i ka bërë plumbi në qafë”? vazhdonte militari me të njëjtin ton të ekzaltuar. “Ndoshta kështu përfundoni edhe ju, do tju detyrojmë ta nxirrni nga toka, të hapni një gropë tjetër dhe do t’ju vëmë të flini me të”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035248994827271
array(1) { ["section"]=> string(80) "deshmia-e-pengut-te-isis-gazetarit-te-el-mundo-ja-cfare-tmerresh-pame-me-sy-5949" }