Dëshmia kundër, Frroku dhe Doshi përballen nesër në prokurori

Publikuar tek: politike, më 15:00 08-03-2015 Dëshmia kundër, Frroku dhe Doshi përballen nesër në prokurori

Thirren për tu përballur ditën e nesërme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda deputeti Tom Doshi dhe Mark Frroku lidhur me hetimet që po zhvillohen mbi pretendimet e Doshit se ndaj tij dhe Mhill Fufit, është organizuar një atentat.

Prokuroria i ka thirrur të dy deputetët të paraqiten ditën e nesërme për të dëshmuar në të njëjtën orë në mësditë. Deputeti Mark Frroku u përfshi në çështjen e atentatit të dyshuar pas deklaratave nga Tom Doshi i cili tha se ka qenë ky i fundit që e ka njoftuar i pari për atentatin që po organizohej ndaj tij dhe më pas e ka prezantuar me atentatorin e dyshuar. Por Mark Frroku, sipas burimeve nga prokuroria, në dëshminë e tij të parë ka mohuar të ketë patur dijeni për ngjarjen duke u shprehur se nuk e di arsyen se pse Doshi e ka përfshirë në këtë histori.

Ditën e nesërme në orën 09:00 pritet të dëshmojë edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili u shpreh pas marrjes së ftesës nga prokuroria, se është i gatshëm të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij. Deputeti Frroku dhe Doshi janë thirrur për të dëshmaur ditën e hënë në orën 12:00 dhe në rast mosparaqitje do të urdherohet shoqërimi i detyrueshëm i tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mhill Fufi: Meta nuk ka kërkuar mbrojtjen time
Newsbomb.al sjell sondazhin e parë në Shqipëri në facebook. Votoni kandidatin tuaj në rrjetet sociale »
Article Logic
Execution time: 0.19518399238586
array(1) { ["section"]=> string(65) "deshmia-kunder-frroku-dhe-doshi-perballen-neser-ne-prokurori-5288" }