Dëshmia në CAS/ Cana dhe De Biasi: Serbët hapën dyert e “kafazëve”. Avokati: Përjashtoni Serbinë

Publikuar tek: sport, më 19:06 17-04-2015 Dëshmia në CAS/ Cana dhe De Biasi: Serbët hapën dyert e “kafazëve”. Avokati: Përjashtoni Serbinë

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe tranjeri i Gianni De Biasi ka dhënë sot dëshminë e tyre përpara trupit gjykues të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës. I pari që ka dëshmuar ka qenë Cana, i cili edhe njëherë tjetër i ka qendruar deklaratave të tij të mëparshme për atë se çfarë ka ndodhur në stadiumin e Beogradit më 14 tetor të 2014. Gazetari Dritan Shakohoxha ka konfirmuar për SuperSport se klima në Lozanë duket favorizuese për shqiptarët.

“Lorik Cana iu përmbajt deponimeve të fillimit duke rezultuar bindës për panelin. Cana deklaroi se ishte e pamundur që të luhej ajo ndeshje dhe aty gjithçka që mund të mendonin futbollistët shqiptare ishte për jetën e tyre pasi ishin seriozisht të kërcënuar . Cana ka shpjeguar se i ka gjetur shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes të dëmtuar fizikisht por edhe moralisht dhe në atë gjendje ka qenë e pamundur që të mendohej për futbollin. Cana veç të tjerash ka deklaruar se ka qenë e vështirë për futbollistët shqiptarë që të futeshin në dhomat e zhveshjes pasi në tunel janë goditur nga forcat e sigurisë së stadiumit, ndërkohë që ai vetë ka qenë i kafshuar në dorë nga tifozi që hyri në fushë”, ka thënë Shakohoxha.

Më i ashpër në dëshminë e tij ka qenë tranjeri i Kombëtares, De Biasi, i cili e ka krahasuar stadiumin e Beogradit me një kafaz kafshësh. Italiani e ka nisur dëshminë e tij me një batutë duke u shprehur se “kur lëshojnë luanin nga kafazi ne duhet të ikim me varp për të shpëtuar”.

“Nëse në një kopësht zoologjik lëshojnë nga kafazi luanin duhet të ikim me vrap të shpëtojmë, ashtu na ndodhi edhe neve. Nuk ktheheshim dot në fushë se kishin hapur dyert e kafazëve. Na goditën kjo jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht, që për mua është goditja më e rëndë. Unë kisha vetëm një objektiv, të ktheja djemtë e mi në shtëpi shëndoshë e mirë. Mua dhe askujt nga ne nuk na kërkoi askush të kthehemi në lojë. Nëse duhej të ktheheshim në fushë për të rrezikuar jetën ndoshta do e bënim, por nëse do të na e kërkonin dicka të tillë. Pyetjes së avokatit serb: ‘Po nëse do të vija unë dhe do t’iu thoja që Luani është futur sërish në kafaz dhe do të vinit?’, De Biasi iu përgjigj: ‘Atëherë do të të thoja futu ti i pari’”, konfirmon Shakohoxha dëshminë e De Biasit.

Ndërkohë, presidenti i FSHF-së Armando Duka ka konfirmuar për Zërin e Amerikës se vendimi i CAS pritet të marrë kohë, ndërsa nuk janë njoftuar për këtë nga drejtuesit e seancës. Duka ka theksuar sërish se Shqipëria nuk ka refuzuar të luaj dhe të kthehet në fushën e lojës, pasi diçka e tillë nuk i është kërkuar nga gjyqtari i ndeshjes.

Por, seanca e dëshmive ka pasur edhe surprizat e saj. Mësohet se Sekretari i Federatës Serbe të Futbollit dhe kapitetni i skuadrës, Ivanoviç nuk i kanë qëndruar deklaratave të tyre të mëparshme, çka kanë ngritur mjaft dyshime në Gjykatë. Në fillim, Ivanoviç ka deklaruar se ishte njoftuar nga gjyqtari anglez Martin Atkninson se “vetëm pasi të ketë një garanci nga njerëzit e sigurisë do të vendosë të rinisë loja”. Këtë dëshmi ai kishte shkruar në dëshminë e tij më parë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të mëpasshme të panelit të CAS-it, mbrojtësi 31-vjeçar i Chelsea-s nxori në version të ri se “gjyqtari kishte dalë deri te tuneli bashkë me skuadrën e Serbisë”. Kjo mospërputhje deklaratash konsiderohet në favor të palës shqiptare.

Sipas portalit “Sportal”, avokati i Shqipërisë, italiani Antonio Rigozzi, i ka kërkuar panelit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, që të merrte në konsideratë thirrjet raciste të tifozerisë serbe në stadiumin e Beogradit “Vritini, vritini shqiptarët!”, dhe sipas avokatit Serbia duhet të përjashtohet nga eleminatoret e Euro 2016.

Të dyja federatat, si ajo shqiptare dhe ajo serbe kanë kërkuar ndryshimin e vendimeve të marra më parë nga Komisionet e UEFA-s. Shqipëria kërkon të fitojë ndeshjen 3-0 në tavolinë, ndërsa Serbia kërkon të pezullojë dënimin e dhënë për heqjen e tre pikëve për mungesën e organizimit në ndeshjen e 14 tetorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FSHF: Vendimi i CAS për ndeshjen Serbi-Shqipëri nuk shpallet sot
Serbi-Shqipëri, vendimi për 3-pikëshin jepet në 13 qershor »
Article Logic
Execution time: 0.024347066879272
array(1) { ["section"]=> string(95) "deshmia-ne-cas-cana-dhe-de-biasi-serbet-hapen-dyert-e-kafazeve-avokati-perjashtoni-serbine-9053" }