Dëshmia në Prokurori, Ruli: S’jam emocional si Berisha, i vogli

Publikuar tek: politike, më 23:10 13-02-2018 Dëshmia në Prokurori, Ruli: S’jam emocional si Berisha, i vogli

Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli u ndal gjerësisht tek çështja e privatizimit të CEZ, ku është marrë në pyetje nga prokuroria ai dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Përballë Eni Vasilit në ‘Studio e Hapur’ në “Neës24” Ruli theksoi se ai nuk mund ta konsideroj faktin se është thirrur në prokurori si sulm politik, ashtu siç e ka cilësuar Shkëlzen Berisha. Sipas Rulit, djali i ish-kryeministrit nuk është mësuar me sulme politike dhe se Shkëlzen Berisha i sheh gjërat më me emocione.

Cili ka qenë roli i Berishës në këtë çështje e privatizimit të CEZ?

Berisha ka qene këmbëngulësi dhe iniciatori i privatizimit dhe kërkonte që të bëhej kjo procedurë. Procesi ka qenë shumë intensiv, që nga fillesa, kur qeveria më autorizoi mua si ministër. Berisha ka qenë iniciatori, këmbëngulësi, e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme këtë proces. Qoftë nga raportimet e mia, apo qoftë nga instancat e tjera.

Ka pasur ndërhyrje nga ai?

Në asnjë rast ska pasur. Jo vetëm për CEZ. Në atë kohë janë kryer 4 privatizime. Dhe ai ska pasur asnjë rast.

I biri i tij, Shkëlezi është thirrur në prokurri. Ai e ka cilësuar sulm politik, ndërsa ju jo. Si e shihni këtë gjë?

Unë jam njeri politik. jam mësuar me sulme politike. Më kollaj fle me armiqësinë sesa me miqësinë. Zoti Berisha, i vogli i sheh këto më me emocion sesa i shoh unë. Sulm politik është kur konkludohet vendimi politik. Jam përfolur për të sqaruar pozicionin tim. Një shoku im që u kap në arratisje më pyetën edhe mua.

Po fakti që jeni mësuar, nuk e zhbën

Eh për hë është hetim dhe më mirë është që të më pyesin sesa kur dalin karafilat dhe ‘sqarojnë’ gjithçka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetarja pyet ‘live’ ish ministrin e PD: A je peshk i madh? Ruli habit me përgjigjen
'Po diskreditohet Kosova', Rama : Shfaqje papjekurie përpara ndërkombëtarëve »
Article Logic
Execution time: 0.020923852920532
array(1) { ["section"]=> string(67) "deshmia-ne-prokurori-ruli-s-jam-emocional-si-berisha-i-vogli-110165" }