Dëshmitari X në video-rrëfimin për Agron Xhafajn: Siç ia bën njeriut do e pësosh, s'më solli një paketë cigare

Publikuar tek: aktualitet, më 14:35 17-05-2018 Dëshmitari X në video-rrëfimin për Agron Xhafajn: Siç ia bën njeriut do e pësosh, s'më solli një paketë cigare Deshmitari Albert Veliu

I përlotur e i ngarkuar emocionalisht është shfaqur dëshmitari X i identifikuar si Albert Veliu, 51 vjeç në video-rrëfimin e sapopublikuar nga PD.

Ai rrëfen në vitin  2000 punoi në Itali me grupin e Agron Xhafajt si skafist por kur ai u arrestua, vëllai i ministrit nuk u interesua kurrë për të.

“Jam pa punë. Kur rashë në burg nuk më solli një paketë cigare. E takova për t’i kërkuar ndihmë për të çuar hashash në Itali. Agroni më çoi te Ermali. Agroni komandon drogën. Atë punë ka bërë e bën edhe tani. Ka miqtë e tij që hedhin mall në Itali.

Sic ia bën njeriut do e pësosh. Sot ai është dikushi, unë jam pa bukë në shtëpi. Nuk kisha frikë nga policia. Rrugët ishin të hapura. Me politikat s’jam marrë e s’merrem kurrë. Unë jam një fukara, më pikon shtëpia. S'i kam borxhe njeriu, këta ç'a kanë në plan le ta bëjë. Zërin e Agronit çoje ku të duash, ai është. Çfarë faktesh kanë dalë janë reale. I kanë shkuar djalit te puna duke i thënë do ruajmë babanë. Kam marrë kërcënime”, është shprehur Albert Veliu.

alccc.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situata e trazuar politike në Shqipëri, Lu dhe Vlahutin drekojnë në mes të Tiranës
Kujdes pamje të RËNDA, ja kush është babai i 3 fëmijëve që vdiq e në komisariatin e Korçës, e ëma vë kujën: Ma vrau Guri...(VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0043590068817139
array(1) { ["section"]=> string(115) "deshmitari-x-ne-video-rrefimin-per-agron-xhafajn-sic-ia-ben-njeriut-do-e-pesosh-s-me-solli-nje-pakete-cigare-121114" }