Dëshmitë në prokurori, Basha: Rama tentoi të imponojë variantin e tij. Rama: Je figurant i pashpresë

Publikuar tek: politike, më 15:10 06-03-2015 Dëshmitë në prokurori, Basha: Rama tentoi të imponojë variantin e tij. Rama: Je figurant i pashpresë

Pas dëshmisë së Ramës në prokurori dhe komentit të për mediat jashtë ambienteve të prokurorisë, kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar në facebook duke thënë se kryeministri tentoi të imponohet për ngjarjen duke e quajtur skenar aktrimi.

“Të gjithë shqiptarët panë vetë sot sesi Edi Rama nga dera e Prokurorisë, tentoi të diktojë variantin e tij për ngjarjen duke e quajtur skenar aktrimi. Pra pavarësisht fakteve dhe rrethanave, pavarësisht hetimit dhe punës që duhet të bëjë drejtësia, Edi Rama imponohet duke konkluduar ai i pari për këtë ngjarje”, shkruan Basha në facebook.

Sipas Bashës kryeministri e kishte përgatitur verdiktin e tij, e kishte të shkruar dhe e lexoi para kamerave, sidoqë të ketë shkuar marrja e tij në pyetje.

“Vetëm një hetim objektiv, bazuar mbi fakte, dhe i painfluencuar nga politika do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e të vërtetës. Mundësia për një hetim të tillë kompromentohet rëndë sa kohë që i akuzuari për porositjen e vrasjeve mban postin si numër dy i shtetit. Edi Rama urdhëroi protestën e 21 janarit edhe pse Ilir Meta kishte dhënë dorëheqjen nga posti i zvkryeministrit. A do ti kërkojë Edi Rama kësaj radhe Ilir Metës dorëheqjen pas akuzave publike për vrasje të deputetit të tij? Nëse Edi Rama nuk kërkon të paktën dorëheqjen e Metës për këtë akuzë shumë më të rëndë se akuza për të cilën urdhëroi 21 janarin, a nuk vërteton kjo se Rama është bashkëpunëtor në mbulimin e krimit të paralajmëruar? Kryeministri ka në dorë të ndihmojë drejtësinë duke i kërkuar Ilir Metës, të akuzuar për porositjen e vrasjes së 2 deputetëve, që të japë dorëheqjen”, shkruan kreu i PD.

Basha shprehet se në rast se Rama nuk i kërkon Ilir Metës që të japë dorëheqjen, konfirmon se është kokë e këmbë i implikuar, dhe se ka zgjedhur të bëhet pjesë e mbylljes së cështjes, mbylljes së hesapeve e pazareve, dhe jo zgjidhjes që vjen vetëm nga drejtësia.

Pas deklaratës së Bashës, kryeministri Rama ka reaguar facebook duke thënë se: “Kryetari i arratisur i bashkisë TR dhe drejtor i Shtëpisë së Oficerëve të Saliut një figurant i pashpresë në filmin që po afron drejt fundit”.

Kreu i PD basha, ka reaguar shërish në facebook, pas postimit të kryemnistrit Rama.

“Ndërsa afron përballja me qytetarët e Tiranës të cilëve ju ka dhuruar si kryebashkiak beton dhe si kryeministër tritol, varfëri dhe papunësi, Edi Rama ka humbur llogjikën dhe sillet si i sëmuri në dhomën e izolimit. Keqardhje për ty zoti kryeministër që përvecse i paaftë je kthyer dhe në një klloun që vjen verdallë nëpër Shqipëri pa e ditur çbën dhe çflet. Sa për skenaret e krimit ku je përfshirë herë si regjizor e herë si bashkëpunëtor, do vijë ora e të vërtetës”, shkruan Basha në facebook-un e tij pas postimit të kryeministrit Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD Shkodër, Imami: Duhen zgjedhje të parakohshme, situata e padurueshme
Selami: Protesta për akuzat e Doshit dhe shqetësime të tjera »
Article Logic
Execution time: 0.022372961044312
array(1) { ["section"]=> string(101) "deshmite-ne-prokurori-basha-rama-tentoi-te-imponoje-variantin-e-tij-rama-je-figurant-i-pashprese-5159" }