Dështimet e yjeve shqiptarë në futboll

Publikuar tek: sport, më 15:54 02-09-2015 Dështimet e yjeve shqiptarë në futboll

Lojtarët shqiptarë që luajnë në skuadrat europiane në disa raste kanë qenë protagonistë në merkaton e verës, por asnjëri prej tyre nuk ka shënuar rezultate pozitive. Disa prej tyre nuk po kalojnë aspak moment të mirë në karrierën e tyre.

Rënien më të madhe e ka shënuar Xherdan Shaqiri, lojtari i Zvicrës, i cili pak vite më parë konsiderohej si ardhmja e Bayern Munich. Por, dështimi në Gjermani, e transferoi lojtarin shqiptar drejt skuadrës së Interit në Itali. Gjigandët italianë ishin një mundësi e shkëlqyer për Shaqirin për të nisur çdo gjë nga fillimi dhe të tregonte në fushë aftësitë e tij reale. Vetëm një sezon te zikaltërit dhe 23 vjeçari u shit te anglezët e Stoke City.

“Adnan thuaj po”, ishte fushata që me mijëra shqiptarë në rrjetet sociale dhe stadiumet angleze ndërmorën me qëllim që lojtari i lindur në Belgjikë, të zgjidhte Kombëtaren shqiptare. Megjithatë, duket se Shqipëria nuk po e vuan shumë mungesën e Adnan Januzajt, i cili nuk arriti që të siguronte një vend te skuadra e Manchester United, pavarësisht hapësirave të krijuara, dhe tani është transferuar te gjermanët e Borussia Dortmund.

Ndonëse, për Januzajn 20 vjeç dhe Shaqirin 23 vjeç ka ende kohë dhe situata mund të ndryshoj në favor të tyre, për lojtarin tjetër të Zvicrës, Valon Behrami, duke se mosha e tij po reflekton edhe në karrierën e futbollistit.

30 vjeçari për dy vite luajti në nivele të larta në Serie A dhe Champions League me skuadrën e Napolit, por shumë shpejtë do të niste dhe rënia e tij. Pas transferimit nga Napoli te Hamburg, Behrami tregoi se karriera e tij po njeh vetëm ulje, këtë merkato ai kaloi te modestët anglez të Watford.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si gënjeu Riza Durmishi, 21 vjeçari që luan me kombëtaren daneze kundër Shqipërisë
Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, përballje të lehta për “big-ët” »
Article Logic
Execution time: 0.031001091003418
array(1) { ["section"]=> string(44) "deshtimet-e-yjeve-shqiptare-ne-futboll-19795" }