Dështoi në Spanjë, De Biazi tregon pengun e vetëm që i mbeti pas largimit nga Alaves

Publikuar tek: sport, më 19:37 27-11-2017 Dështoi në Spanjë, De Biazi tregon pengun e vetëm që i mbeti pas largimit nga Alaves

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ditën e sotme u largua nga drejtimi i skuadrës së Alavesit në Spanjë.

Por vetëm pak orë pas lajmit të shkarkimit nga klubi spanjoll, ka ardhur reagimi trajnerit italian. Në një postim në rrjetet sociale, De Biasi shkruan se ndjen keqardhje për këtë aventurë që përfundoi kaq shpejt.

Ai thotë se i vetmi peng që i ka mbetur nga kjo aventurë është fakti që nuk pati kohë që të ndërtonte një ekip të bashkuar.

Më poshtë reagimi i plotë i De Biasit në facebook:

Gjëja e parë që dua të them është: faleminderit Alaves! Faleminderit djemve që punuan për të ndryshuar rrugën, për të gjithë ata që ndihmuan të përpiqeshin të përmirësonin situatën. Shqetësimi më i madh është se nuk pata kohë për të krijuar një ekip me një frymë të përbashkët dhe një identitet tjetër. Faleminderit gjithë "tifozëve bardhe-kaltër" të mrekullueshëm, të cilët kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë me ekipin e tyre! Forca dhe guxim djema! Forza Alavés!

Screenshot_16.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllet pjesa e parë në “Selman Stërmasi”, Partizani dhe Skënderbeu ndalojnë në barazim
Me një gol të anulluar dhe raste pa fund, Partizani nuk shkon më shumë se barazimi me Skënderbeun »
Article Logic
Execution time: 0.14566016197205
array(1) { ["section"]=> string(90) "deshtoi-ne-spanje-de-biazi-tregon-pengun-e-vetem-qe-i-mbeti-pas-largimit-nga-alaves-100986" }