Dështojnë projektet e Qeverisë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarit

Publikuar tek: ekonomi, më 11:38 18-08-2016 Dështojnë  projektet e Qeverisë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarit

Progres - raporti i ecurisë së projekteve vjetore për 2016 i publikuar nga Këshilli i Ministrave ka dëshmuar dështimin total të projekteve ndaj përmirësimit të shërbimit qytetar.

Sipas raportit,  përmirësimi i kanaleve të informimit të qytetarëve për shërbimet publike është realizuar zero për qind, teksa afati për finalizimin e këtij projekti ishte fundi i shkurtit të këtij viti.

Po ashtu, ka dështuar plotësisht edhe projekti për standardizimin e ofrimit të shërbimeve publike, projekt i cili duhet të kushte përfunduar tashmë.

Ngritja e qendrës One Stop Shop për mbi 300 shërbime është drejt dështimit. Ky projekt që është programuar të finalizohej më 30 dhjetor 2016 nuk ka asnjë lloj progresi deri më tani.

Projekti i vetëm në të cilin është bërë progres është shtimi i shërbimeve elektronike ne portalin qeveritar e-albania. Ky projekt, i cili ka një afat kompletimi fundin e këtij viti, është realizuar në masën 57 për qind deri në fund të qershorit.

qeveria_deshton.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030354976654053
array(1) { ["section"]=> string(92) "deshtojne-projektet-e-qeverise-per-permiresimin-e-cilesise-se-sherbimit-ndaj-qytetarit-50094" }