Dështon mbledhja për zgjedhjen e kryeplakut të fshatit Babicë, shkaku...vendi

Publikuar tek: politike, më 10:59 06-10-2015 Dështon mbledhja për zgjedhjen e kryeplakut të fshatit Babicë, shkaku...vendi Nga momentet e deshtimit te mbledhjes

Dështon mbledhja për zgjedhjen e kryeplakut të fshatit Babicë në Vlorë. Shkak është bërë mosdakordësia nga ana e banorëve të këtij fshati për vendin e mbledhjeve që ishte caktuar sipas udhëzimeve të Këshillit bashkiak.

Sipas këtij udhëzimi ishte përcaktuar për t'u operuar në tre lagje por banorët kanë kundërshtuar duke kërkuar që zgjedhjet për kryeplakun të bëhën në qendër të fshatit.

Të deleguarit e Këshillit Bashkiak pasi morrën edhe vendimin për anullimin e zgjedhjeve u shprehen per Tv 6+1 Vlora.

Emrat më të lakuar për kryeplak në këtë zone janë: Avdul Yzeiri qe prej 4 vitesh mban kete pozicion, nderkohë që diskutohen edhe Petrit Gjinkondi si dhe Dritan Caushaj.

Perzgjedhja e kryepleqve bëhet me konssesus ndërmejt njëri tjetrit si dhe me votë nga ana e komunitetit , dhe në këtë rast janë banorët qëe do të zgjedhin kryetarin e zonës së tyre. Më pas , pasi të jetë përcaktuar emri i tij do të shkoje në Prefekturen e Qarkut ku u jepet edhe ligjshmëria. Në ligjin numër 8652 është i përcaktuar gjithë procesi në fjalë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Doni më për Belulin?” Rama nuk kursen batutat me amerikanët: Edhe kur japin pak para i bëjnë të duken shumë
Paloka: Edi Rama i dha ndërtuesit të sarajeve të tij tenderin 4 miliard për godinën e OSHEE »
Article Logic
Execution time: 0.026872873306274
array(1) { ["section"]=> string(80) "deshton-mbledhja-per-zgjedhjen-e-kryeplakut-te-fshatit-babice-shkaku-vendi-22459" }