Dështon plani i Rita Orës për të sjellë në Tiranë “XFactor UK”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:52 02-10-2015 Dështon plani i Rita Orës për të sjellë në Tiranë “XFactor UK”

Pak muaj më parë mediat angleze shkruajtën për dëshirën e këngëtares Rita Ora për të xhiruar në pjesë të show-t britanik X Factor në Tiranë. Sipas mediave, Rita u kishte propozuar producentëve Pallatin e Brigadave si vendin ku mund të xhirohej puntata e “vilave” për konkurrentët e saj.

Megjithatë, këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ka arritur t’i bind organizatorët dhe tashmë është zyrtare se X Factor-i britanik nuk do të vijë në Shqipëri.

Vendet se ku do të xhirohen puntatat e vilave janë përcaktuar tashmë dhe për Ritën është zgjedhur Los Angeles në SHBA. Mediat britanike shkruajnë se sipas formulës Ritës do t’i bashkangjitet edhe këngëtarja e hitit “All about that bass” Meghan Trainor.

Krijuesi i patentës së këtij show, Simon Cowell që njëherësh është edhe pjesë e jurisë, ishte tejet skeptic për idenë e Ritës, sidomos për shkak të transmetimit të drejtëpërdrejtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gold AG dhe Greta Koçi vijnë së bashku me “Mas miri” (Video)
Bukuroshet “ulin” tensionin Shqipëri-Serbi përpara 8 tetorit »
Article Logic
Execution time: 0.014769077301025
array(1) { ["section"]=> string(66) "deshton-plani-i-rita-ores-per-te-sjelle-ne-tirane-xfactor-uk-22202" }