Dështon rezoluta e LDK dhe Vetëvendosjes për mosrealizimin e vizave

Publikuar tek: rajon, më 11:17 06-12-2018 Dështon rezoluta e LDK dhe Vetëvendosjes për mosrealizimin e vizave

Në seancën e sotme parlamentare në Kosovë është hedhur në votim rezoluta e propozuar nga LDK-ja dhe VV-ja, e dalë nga seanca e jashtëzakonshme në lidhje me mosliberalizimin e vizave.

Mediat në Kosovë raportojnë se në sallë ishin prezentë 70 deputetë, ku votuar 42 prej tyre. 40 ishin për, 1 kundër dhe një ka abstenuar.

Paraprakisht shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, njoftoi se në takimin e djeshëm me kryetarët e grupeve parlamentare nuk ishin harmonizuar në lidhje me këtë propozim.

Si rezultat i kësaj rezolute Qeveria aktuale e Kosovës do të dorëhiqej dhe Kuvendi aktual i Kosovës do të shpërbëhej duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.

E gjithë kjo vjen pas dështimit me çështjen e liberalizimit të vizave ku si rezultat kërkohet përgjegjësi nga Qeveria Haradinaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Fundi i Vuçiç është afër', kërcënoi presidentin, arrestohet autori
Krijimi i ushtrisë, Haradinaj: Nuk rrezikon marrëdhënien me NATO-n »
Article Logic
Execution time: 0.0042281150817871
array(1) { ["section"]=> string(74) "deshton-rezoluta-e-ldk-dhe-vetevendosjes-per-mosrealizimin-e-vizave-144127" }