Destiancionet për t’u vizituar në 2018-ën, Shqipëria kryeson listën

Publikuar tek: kulture-art, më 20:57 23-10-2017 Destiancionet për t’u vizituar në 2018-ën, Shqipëria kryeson listën

Vende në zhvillim, ku ka ende shumë për t’u zbuluar, por edhe destinacione pak të njohura dhe ende pak të kushtueshme.

Portali italian SiViaggia.it ka hartuar një renditje me destinacionet që këshillon t’i vizitoni në vitin 2018.

E para në listë është Shqipëria…

Shqipëria

Shqipëria, jo vetëm që është përmendur vitet e fundit si destinacion turistik i pëlqyer i fqinjëve të afërt, por edhe më gjerë, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore.

Kësaj here, Si Viaggia.it e ka renditur vendin tonë si “Destinacioni kryesor i 2018”. “Është një vend ende për t’u zbuluar nga pikëpamja turistike. Fshatrat e tyre me fushat e gjelbra janë të destinuara që të shndërrohen në një destinacion të ri për të pasionuarit e turizmin kulturor. Në 2018 do të jetë destinacioni më i kërkuar…”- shkruhet në artikullin e prestigjiozes italiane, e cila përmend ndër të tjera edhe bregdetin shqiptar.

Argjentina

Qytetet dhe natyra janë atraksionet që po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë europianë në këtë vend në Jug të botës. Ju mund të eksploroni plazhe të paprekura dhe mrekulli të nënës natyrë. Nga Pampa në Ande, nga Patagonia tek spektakli që ofron Perito Moreno, udhëtimi është i gjatë dhe do ta mbani mend për të gjithë jetën.

Azerbajxhani

Pas bumit turistik të Dubait, është Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit qyteti që duhet të keni në konsideratë ta vizitoni vitin tjetër. Në Baku janë duke u ndërtuar grataçiela dhe është bërë një stacion i rëndësishëm për evente ndërkombëtare.

Pjesa tjetër e vendit është një histori e gjitha për t’u zbuluar, që nga varri i Noe-s e deri tek fshatrat mesjetarë.

Belize

VIP-at në kërkim në vendeve të vetmuara e kanë zbuluar me kohë kurse amerikanët kanë nisur të kalojnë aty pushimet. Tani i takon Kontinentit të Vjetër të vizitojë Belize, në ndër të paktat vende eko-miqësore të mbetura. Det dhe plazhe të mrekullueshme, pyje dhe xhungla ku mund të shëtisni, rrënoja të Maja-ve pak të vizituara nga vizitorët. Duhet të nxitoni të shkoni sa më shpejt. Në 20 vjet do të bëhet siç është sot Riviera Maya.

Kina

Nga viti në vit rritet numri i turistëve që vizitojnë Kinën. Sitet historike dhe turet tradizionale tërheqin gjithnjë e më shumë. Por fermenti që gjendet në Kinë është ajo çka tërheq dhe bën kureshtarë shumë njerëz.

Japonia

Një ëndërr për shumë pasi Japonia është një botë tjetër dhe ka ç’të ofrojë për çdo turist. Nga high tech tek natyra, nga kuriozitetet më absurde tek traditat mijëvjeçare, Vendi i Diellit në lindje është një frymëzim i vazhdueshëm. Për të mos folur pastaj për aspektin gastronomik që tëheq gjithnjë e më shumë ndjekës dhe atë të modës, që po ndryshon zakonet tona.

Kazakistani

Kryeqyteti i Kazakistanit, Astana është quajtur Dubai i ri (çdo , për madhështinë dhe pasurinë e projektit urbanistik. Ata që e kanë vizituar ish-vendin sovjetik, kanë zbuluar kanione që nuk kanë asgjë për t’u pasur zili kamionëve amerikanë Ka edhe liqene natyrale dhe artificiale, male 4000 metra të larta, stepa madje edhe shkretëtira.

Lituania

Shumë e kanë vizituar tashmë Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, por përveç tij ka edhe qytete të tjera historike dhe piktoreske, site arkeologjike dhe mjaft vende të bukura natyrore.

Në Mesjetë, qyteti ishte Takai, ku sot ndodhet një kështjellë simbol e rrethuar nga uji dhe përgjatë bregut tërheq vizitorë Gadishulli Curlandese, një rrip i gjatë rëre që shtrihet për rreth 100 kilometra.

Moldavia

Në Moldavi nuk ka lindur ende turizmi masiv. Ky është një arsye e mirë për të vizituar një vend, përveç asaj ekonomike dhe në fazë ndryshimesh. Në kryeqytetin Kishinau janë duke u ndërtuar ndërtesa të bukura dhe kopshte të mëdha. Gjithçka për rreth janë fshatra antike me ngjyra pastel, kisha historike dhe kantina të famshme ku prodhohen vera me cilësi të mirë. Këtu ndodhet edhe kantina më e madhe e verës në botë.

Mongolia

Është një vend legjendar ku historia shekullore është ende një mister. Ky është një ndër motivet pse Mongolia nuk është një vend i lumtur. Mjaft të mendoni që ka densitetin më të ulët të banorëve në botë ku pjesa më e madhe e tyre jetojnë në kryeqytetin Ulan Bator. Pjesa tjetër e vendit janë stepa me male në veri dhe shkretëtira Gobi në jug. Për ata që janë në kërkim të aventurës është një vend i paeksploruar, përkthyer nga monitor.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Punimet për TAP-in zbulojnë sitin e rralllë arkeologjik
»
Article Logic
Execution time: 0.028001070022583
array(1) { ["section"]=> string(72) "destiancionet-per-t-u-vizituar-ne-2018-en-shqiperia-kryeson-listen-96945" }