DETAJE: Autobusë nga Greqia për pjesëmarrje masive në varrimin e Kostandin Kacifës

Publikuar tek: aktualitet, më 23:12 31-10-2018 DETAJE: Autobusë nga Greqia për pjesëmarrje masive në varrimin e Kostandin Kacifës

Kostandin Kacifa pritet të përcillet në banesën e fundit në ditët në vijim, kjo pasi familjarët tërhoqën sot trupin nga një spital në Tiranë dhe refuzuan autopsinë private, sipas disa raportimeve në media.

Në varrimin e 35-vjeçarit pritet të ketë një pjesëmarrje tepër të lartë njerëzish, jo vetëm bashkëfshatarë nga Bularati, por edhe qindra të tjerë që do të vijnë posaçërisht nga Greqia.

Newsbomb.al mëson se një agjenci udhëtimesh ka vënë në dispozicion autobusë nga Greqia për në Shqipëri me një çmim simbolik për itinerarin vajtje-ardhje.

Me organizimin e varrimit do të merret edhe organizata "Shën Anastasi" në Bularat, ndërsa qytetarëve iu janë vënë në dispozicion disa numra telefoni për të konfirmuar më parë pjesëmarrjen në varrimin e 35-vjeçarit, raporton Newsbomb.al.

Në ceremoninë mortore do të marrin pjesë edhe një numër i madh i minoritarëve që dy ditët e fundit kanë protestuar në Athinë dhe Selanik me parrulla dhe thirrje antishqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 23 ditë me hemorragji cerebrale nga rrahja, mjeku ligjor e quan plagosje të lehtë
Rrëfehen familjarët: Si e rrëmbyen Gëzim Hysajn në lagjen Dobraç të Shkodrës »
Article Logic
Execution time: 0.004011869430542
array(1) { ["section"]=> string(88) "detaje-autobuse-nga-greqia-per-pjesemarrje-masive-ne-varrimin-e-kostandin-kacifes-139803" }