DETAJE/ Kush është biznesmeni që i grabitën 10 mijë euro në shtëpi, maskat i rrëmbyen edhe djalin (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:11 13-01-2019 DETAJE/ Kush është biznesmeni që i grabitën 10 mijë euro në shtëpi, maskat i rrëmbyen edhe djalin (EMRI-FOTO) Biznesmeni

Policia jep detajet e para për mbrëmjen e djeshme, ku  u grabit banesa e një biznesmeni në Durrës.

 

Ngjarja ndodhi në Shkozet, ku grabitësit, ende të paidentifikuar, me maska në kokë kanë hyrë në shtëpinë e një biznesmeni dhe kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash.

Blutë bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur në banesën e biznesmenit Elton Kelmendi, i cili merret me transport ndërkombëtar.  Është zbardhur edhe shuma e grabitur, e cila kap shifrën 10 800 euro.

Ndërkohë, grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.

"Më datë 12. 01. 2019, në lagjen Nr. 14  Shkozet, Durrës 3 persona të maskuar dhe  nën kërcënimin e armës  kanë hyrë dhe kanë vjedhur banesën e shtetasit E. K. ku kanë marrë 10 800 €", njofton policia.

Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë prit te dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit  ndërkombëtar. Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin.

Ndërkohë, mësohet se biznesmeni kishte dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka ndodhur ngjarja.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk janë identifikuar autorët. Edhe pse të terrorizuar, biznesmeni dhe familjarët e tij janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi rreth kësaj ngjarje. 

28467797_1799767300328236_7909468632671155660_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gruaja e penduar i kërkon falje bashkëshortit që e çoi në burg
Grabitja e 'Benz-it' në Krujë, policia jep informacion: Ja si ndodhi »
Article Logic
Execution time: 0.0040929317474365
array(1) { ["section"]=> string(112) "detaje-kush-eshte-biznesmeni-qe-i-grabiten-10-mije-euro-ne-shtepi-maskat-i-rrembyen-edhe-djalin-emri-foto-148567" }