DETAJE: MASAKËR me 8 të vdekur në Vlorë, dy janë fëmijë. Sherri mes dy familjeve të një fisi (EMRI I AUTORIT)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:52 10-08-2018 DETAJE: MASAKËR me 8 të vdekur në Vlorë, dy janë fëmijë. Sherri mes dy familjeve të një fisi (EMRI I AUTORIT)

Një bilanc tragjik raportohet nga fshati Resulaj në Selenicë të Vlorës, ku një 24-vjeçar ka hapur zjarr duke vrarë 8 persona.

Sipas informacioneve për Newsbomb.al, raportohet se mes 8 viktimave janë 2 fëmijë, kushërinj të parë dhe vëllezër me njëri-tjetrin. Dyshohet se ka edhe të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen e fshatit të njohur si “Lagja e Zykajve” ku banojnë familjet e fisit Zykaj të përfshira në një konflikt pronësie.

Newsbomb.al mëson se autori i dyshuar është një 24-vjeçar me emrin Ritvan Zykaj. Ai hapur zjarr me armë kallashnikov në drejtim të familjes tjetër duke shkaktuar 8 të vdekur.

24-vjeçari është arratisur nga vendi i ngjarjes ndërsa në ndjekje të tij është vënë policia, FNSH, Delta Force dhe RENEA.

Policia njofton se autori mund të jetë me probleme mendore dhe ka rrezikshmëri të lartë. Për rrjedhojë ndaj tij mund të hapet zjarr nëse është e nevojshme.

Informacion paraprak nga Policia:

Selenicë, Vlorë

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri  8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh,  dhe forcat e  Drejtorisë  Vendore të Policisë  Vlorë janë vënë në ndjekje  dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën  drejtimin  e Prokurorit   ndodhet  në vendngjarje dhe po punon  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për 8 të vdekur
DEL FOTO: Ja kush është autori i masakrës me 8 të vdekur në Selenicë të Vlorës »
Article Logic
Execution time: 0.00518798828125
array(1) { ["section"]=> string(111) "detaje-masaker-me-8-te-vdekur-ne-vlore-dy-jane-femije-sherri-mes-dy-familjeve-te-nje-fisi-emri-i-autorit-130737" }