Detaje të reja nga darka e Ramës dhe Metës, bisedime të gjata deri pas mesnate

Publikuar tek: politike, më 08:11 21-01-2016 Detaje të reja nga darka e Ramës dhe Metës, bisedime të gjata deri pas mesnate

Detaje të reja nga darka e Ramës dhe Metës, bisedime të gjata deri pas mesnate. Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Meta darkuan së bashku në restorantin ‘’Prestige’’ të pronarit të medieve Irfan Hysenbelliu, duke ndenjur 3 orë së bashku deri pas mesnate.

Darka mes tyre u realizua  në një moment delikat, siç është ai i procesit të Reformës në Drejtësi ku LSI duket se nuk është edhe aq dakord me draftin e PS-së, duke e kundërshtuar në disa pika kyçe ndryshimet kushtetuese, si te Prokurori, ministri i Drejtësisë, Gjykata e Lartë etj.

Takimi mes tyre nisi rreth orës 9 të mbrëmjes, teksa u panë të dilnin të buzëqeshur në këtë foto publikuar sot nga GSH, pa bërë asnjë koment.

Dje, me anë të një mesazhi në gojën e Luan Ramës, sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, u kritikua ashpër qeveria për respektimin e rekomandimeve të FMN-së lidhur me situatën ekonomiko-financiare. Ndërsa më pas, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se ky ishte një mendim krejt personal i Luan Ramës.

Mediat njoftuan se së bashku me Ramën dhe Metën ishte në tavolinë edhe deputeti i PS-së Koço Kokëdhima si dhe pronari i këtij restoranti, Irfan Hysenbelliu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një natë para 21 janarit, Rama dhe Meta darkojnë në restorantin e Hysenbelliut
Rama takon familjarët e 4 të vrarëve të "21 janarit" »
Article Logic
Execution time: 0.020313024520874
array(1) { ["section"]=> string(83) "detaje-te-reja-nga-darka-e-rames-dhe-metes-bisedime-te-gjata-deri-pas-mesnate-30560" }