Detaje të reja nga vrasja e Devi Kasmit, çfarë i gjeti policia nga kontrolli në banesë

Publikuar tek: kulture-art, më 09:59 30-01-2018 Detaje të reja nga vrasja e Devi Kasmit, çfarë i gjeti policia nga kontrolli në banesë

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e mbrëmshme te Pediatria në Tiranë.

Viktimë mbeti Devi Kasmi, 41-vjeçari i njohur me precedent të mëparshëm penal. Nga kontrolli në banesën e tij, policia ka arritur të gjejë një automatik me silenciator, si dhe 3 kg kokainë e 100 gramë LCD.

Automatiku është arma e tretë që iu zbulua viktimës, pasu dy të tjera u gjetën pranë tij në vendin e ngjarjes ku mbeti i vrarë, një pistoletë në çantën e shpinës dhe një tjetër pranë vetes.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar Domart Konjarin. Dyshohet se Kasmi tentoi të vriste në Spanjë Domart Konjarin, i cili mbeti i plagosur me 5 plumba. Konjari është i njohur për trafik ndërkombëtar kokaine dhe është dënuar me 10 vjet burg në Francë, por dhe i liruar në Shqipëri për shkelje proceduriale.  

Ndërkohë, Kasmi ishte i shpallur në kërkim në 2010 për falsifikim dhe ishte dënuar nga gjykata e Pogradecit me 1 vit burg. 41-vjeçari dyshohet se është marrë edhe me aktivitet të paligjshmë në Spanjë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Më vinte e vjetër si dramë’, Ferdinand Hysi i replikon gazetares së kulturës: Dua të të bëj një sqarim
“S’ka qenë as xheloz, as injorant por medet që nuk jeton më” diva shkodrane Zyliha MILOTI flet për humbjen e bashkëshortit »
Article Logic
Execution time: 0.019297122955322
array(1) { ["section"]=> string(92) "detaje-te-reja-nga-vrasja-e-devi-kasmit-cfare-i-gjeti-policia-nga-kontrolli-ne-banese-108451" }