Detaji i pazbuluar/ Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi? Ish-bashkëpunëtori s’e ‘’tradhëtoi’’

Publikuar tek: politike, më 08:16 23-04-2016 Detaji i pazbuluar/ Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi? Ish-bashkëpunëtori s’e ‘’tradhëtoi’’

Lajmi kryesor i ditës së djeshme, sa i përket politikës në Shqipëri, qe përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga Kuvendi.

Për 10 ditë, Berisha tashmë deputet nuk do të shkelë në Kuvend.

Vendimin sigurisht që e mori Byroja e Kuvendit. Berisha bëri thirrje për armatosje të shqiptarëve, duke u penalizuar në këtë mënyrë.

Por një detaj mbeti i pazbuluar. Sigurisht që socialistët do të votonin pro përjashtimit të Berishës, megjithatë ai që ka habitur ka qenë kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Ai nuk ka marrë pjesë në votim.

‘’Unë nuk do të marr pjesë’’, u ka thënë Meta deputetëve, raporton ‘’Panorama’’.

E sigurisht që ish-bashkëpunëtori i vjetër në qeveri i Berishës, s’e ka ‘’tradhëtuar’’.Edhe më parë, Meta ka rënë në sy për një trajtim ‘’ndryshe’’ të Berishës. Me respekt sigurisht, madje edhe duke i lënë më tepër kohë për të folur. Trajtim që nuk është vënë re nga Rama e aq më keq nga deputetët e tij.

berishameta.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi dhe Hafizi, kërkesë Asamblesë Kombëtare, duam kopje të rezultateve të referendumit
Mblidhen Socialistët, pritet nisja e punimeve të Asamblesë »
Article Logic
Execution time: 0.0050868988037109
array(1) { ["section"]=> string(92) "detaji-i-pazbuluar-perjashtimi-i-berishes-nga-kuvendi-ish-bashkepunetori-s-e-tradhetoi-38443" }