Detaji që nxjerr zbuluar Floriana Garon, ky është mashkulli krah saj në Maldive (FOTOT)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:47 09-01-2017 Detaji që nxjerr zbuluar Floriana Garon, ky është mashkulli krah saj në Maldive (FOTOT)

Autorja dhe moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë”, Floriana Garo pas ndarjes së bujshme me juristin Tedi Ngjela, u përfol për një lidhje të mundshme me një avokat të rëndësishëm në qytetin e Gjenevës. Por deri më tani asnjë foto e përbashkët me të, asnjë deklaratë në media, duke ia lënë gjithçka në dorë thashethemeve.

Megjithatë përgjatë gjithë kësaj kohe bukuroshja nuk i ka ndalur udhëtimet e saj në çdo cep të botës. Herë për punë e herë për qejf, Floriana ka bredhur në shumë shtete edhe në 2016-tën. Kështu bëri edhe në fundvit. Garo zgjodhi plazhet ekzotike të Maldives për të kaluar natën e ndërrimit të viteve, por ajo çfarë na ka kuriozuar më tepër është personi i cili e ka shoqëruar.

RevistaWho.Com ka zbuluar një detaj në një nga fotot e publikuara nga vetë Floriana në rrjetin social “Instagram”, ku vihet re në pasqyrimin e syzeve të saj silueta e një mashkulli, i cili duket se ka shkrepur fotografinë. Ai është i veshur me rroba banje dhe nga sa mund të shquajmë përmes xhamit pasqyrë të syzeve është një zotëri i shëndetshëm. Nuk e dimë në bëhet fjalë për partnerin e saj të ri apo për ndonjë pushues tjetër, apo ndonjë familjar i saj, por kaq bukur sa ka qeshur Floriana na bën të dyshojmë. Megjithatë, mbetet të presim reagimin e vetë bukuroshes së ekranit.

 

flor.pngflor1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018676996231079
array(1) { ["section"]=> string(90) "detaji-qe-nxjerr-zbuluar-floriana-garon-ky-eshte-mashkulli-krah-saj-ne-maldive-fotot-65026" }