Detektivët shqiptarë paralajmërojnë “bombën”: Si shpenzojnë paratë e shqiptarëve ministrat aktualë me të dashurat në hotelet luksoze të Europës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:12 08-02-2017 Detektivët shqiptarë paralajmërojnë “bombën”: Si shpenzojnë paratë e shqiptarëve ministrat  aktualë me të dashurat në hotelet luksoze të Europës Shkëndije Lili, Avokat Pjetra dhe Prokuror Beci

Ditën e djeshme newsbomb.al publikoi rastin e Shkëndije Lilit, bjonden simpatike që tashmë ka marrë titullin e detektives private në Shqipëri.

Ky titull, Lilit iu dha nga prokuror Eugen Beci, Avokat Ndue Pjetra dhe Oreta Saliaj ndërsa ajo menjëherë ka nisur aktivitetin e saj përmes një faqeje në Facebook me emrin “Agjencisë Investigative D.I.A” që ndër të tjera ofron shërbime si zbulimi i  Tradhëtisë apo Montim GPS .

Newsbomb.al u interesua më tej dhe kontaktoi me avokat Ndue Pjetrën që bën me dije se si kjo agjenci ka shumë tashmë në Shqipëri dhe se Instituti Shqiptar i Detektivit Privat është duke përgatitur “bombën” për zyrtarët e lartë e ministrat aktualë të qeverisë.

“Së shpejti do të merrni vesh se si harxhohen lekët e tatimpaguesve shqiptarë nga ministra aktualë me të dashurat në hotelet luksoze të Europës”, thotë avokat Pjetra.

Kur e pyesim se kush janë këta ministra dhe se kur do i publikojnë provat nga investigimi që rrjedhimisht do sillte një valë skandalesh, avokati thotë:

“Kush paguan më shumë merr shërbimin”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069639682769775
array(1) { ["section"]=> string(146) "detektivet-shqiptare-paralajmerojne-bomben-si-shpenzojne-parate-e-shqiptareve-ministrat-aktuale-me-te-dashurat-ne-hotelet-luksoze-te-europes-68098" }