Detoksifikim dhe detoks... një proces i DOMOSDOSHËM! Blerina: Ja GABIMI që BËNI dhe USHQIMET që duhet të konsumoni

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 08:29 12-05-2018 Detoksifikim dhe detoks... një proces i DOMOSDOSHËM! Blerina: Ja GABIMI që BËNI dhe USHQIMET që duhet të konsumoni Foto ilustruese

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

Detoksifikim dhe detoksi, janë dy fjalë të cilat kanë “pushtuar” ditët tona, nga marsi e deri më tani në pothuajse mes majin. Le të themi që dimë shumë pak për ketë proces, që herë pas herë nuk na sjell rezultatet që presim, apo rezultatet që një përgatitje detox i dha shoqes së zyrës, motrës, mikeshës se fëmijërisë etj etj.

Në 20-30 takime të përditshme në “Florescenter” më ndodh të dëgjoj më shumë se gjysmën e mikeshave që do të nisin seancat e trajtimeve anticelulit apo ato të dobsimit se po pijnë edhe 2 litra ujë detoks, të pëgatitur me përbërës të ndryshëm. Por jo të gjitha e shijojnë njësoj këtë proces, dhe jo te gjitha e dinë që të pish ujë detoks do të thotë njëkohësisht edhe të ndjekim një regjim detoks përgjatë këtyre ditëve. Pra gabimi i parë dhe kryesor është që pijme uje detoks dhe ushqehemi me proteina, përdorim kripë pa limit,ëmbëlsira etj etj pa e vrarë mendjen se detoksifikimi nis me ujin që përgatisim dhe regjimin ushqimor që do të ndjekim.                    

Cfarë është Detoksifikimi!  

Detoksifikimi është një proces nëpërmjet së cilit ndryshojmë totalisht mënyrën tonë të ushqyerit, në favor të pastrimit, clirimit të organizmit tonë nga substancat toksike. Këto formohen dhe grumbullohen në organet tona jetësore (mëlci, stomak, zemër etj) nga kequshqyerja, nga stresi fizik dhe ai emotiv si dhe nga mungesa e aktivitetit fizik dhe jeta sedentare që kryejmë. Qëllimi i një programi detoksi është i mbështetur në dy shtylla kryesore veprimi. E para kërkohet që nga detoksifikimi të pastrohet sa më shumë të jetë e mundur mëlcia,të filtrohet ajo në mënyrë që ky organ kaq jetësor të kryejë më së miri funksionet e tij, mungesa e të cilave na bëjnë të ndjehemi vazhdimisht të lodhur. Dhe së dyti duhet që programi detox ta furnizojë organizmin tonë me të gjitha vlerat ushqyese dhe substancat e nevojshme.                                    

Sa duhet të zgjasë detoksi?                        

Le të themi që kjo është edhe pika më e diskutueshme e këtij procesi. Qoftë edhe nëse kemi zgjedhur të detoksifikohemi me ujra dhe perime të ndryshme, ato nuk duhet të kenë një kohëzgjatje më pak se tre ditë dhe as më shume se 7 ditë. Pra nuk ka asnjë vlerë të pijme ujë detoks 90 ditë më radhë , në këmbim të një rezultati fantastik. Duhet të shkëputemi herë pas here nga përdorimet detox dhe të nisim me kujdes pas tre ose shtatë ditësh konsumimin e ushqimeve, një e nga një duke i përzgjedhur ato sipas stinës dhe vlefshmërisë që kanë. Ne mund të kosumojmë ujë detoks përgjatë gjithë muajit, të kombinuar me programe tre ditore.      

Cilat janë ushqimet detoks?                              

Gjatë ditëve detoks duhet të konsumoni 3-4 kg ujë, caj me kamomil pa asnjë shtesë sheqeri. Gjithashtu duhet të bëni një përqëndrim shumë të madh të frutave dhe perimeve jeshile dhe të kuqe. Duhet të eleminoni gjatë këtyre ditëve, përdorimin e kafesë, pijeve me gaz dhe atyre energjike, qumështin, gjalpin dhe të skuqurat. Detoksifikimi është një proces i plotë, përgjatë se cilit nuk mjafton vetëm konsumimi i ujrave detoks me kastraveca, limon dhe majdanoz por kombinimi i një diete pastruese për te gjithë organizmin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « CELULITI, tmerri i vajzave dhe grave! Blerina i thotë të gjitha: Janë 4 lloje, zbuloni në cilin grup bëni pjesë dhe si ta luftoni
»
Article Logic
Execution time: 0.025930166244507
array(1) { ["section"]=> string(116) "detoksifikim-dhe-detoks-nje-proces-i-domosdoshem-blerina-ja-gabimi-qe-beni-dhe-ushqimet-qe-duhet-te-konsumoni-120459" }