Devi Muka: As e kemi kërkuar Nexhipin e Partizanit, dhe asnjë futbollist të kësaj skuadre

Publikuar tek: sport, më 14:27 17-07-2015 Devi Muka: As e kemi kërkuar Nexhipin e Partizanit, dhe asnjë futbollist të kësaj skuadre Devi Muka dhe trajneri Muça

Drejtori sportiv i Tiranës Devi Muka ka deklaruar për mediat, se klubi i Tiranës nuk ka treguar asnjë interes për asnjë futbollist të Partizanit, nisur nga shkrimet e publikuara në disa media sportive për emrin e Nderim Nexhipit.

“Në asnjë moment nuk kemi shprehur interes, përmendur emër të përvetshëm apo tentuar ndonjë futbollist të klubit të Partizanit. Nuk është e mirë që ti rrisin lojtarëve të ndryshëm prestigjin duke përdorur fanellën tonë dhe emrin e Tiranës. Klubi ka bërë më të mirën gjatë kësaj periudhe duke afruar 7 futbollistë e duke punuar për të kompletuar skuadrën brenda pak ditësh” tha Devi Muka.

E ndërkaq, përpara nisjes në Maqedoni për stërvitjen klubi pritet të ketë edhe të tjera prurje. Skuadra do të fillojë përgatitjet jashtë vendit për sezonin e ri. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kombëtarja e Rusisë shkarkon Capellon, tekniku italian do të përfitojë 15 milionë euro nga divorci
Botërori 2018/ Shqipëria në “ferr”, përballet me Spanjën dhe Italinë »
Article Logic
Execution time: 0.020269870758057
array(1) { ["section"]=> string(93) "devi-muka-as-e-kemi-kerkuar-nexhipin-e-partizanit-dhe-asnje-futbollist-te-kesaj-skuadre-16405" }