Devijimi i lumenjve/ Koka: Nuk do e falim ujin, projektet sipas Konventës

Publikuar tek: politike, më 14:48 26-02-2015 Devijimi i lumenjve/ Koka: Nuk do e falim ujin, projektet sipas Konventës

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka tha se projektet për devijimin e Vjosës në favor të Greqisë dhe të Radikës në favor të Maqedonisë, do të bëhen në përputhje me Konventat Ndërkombëtare.

“Një gjë është e qartë dhe për këtë garantojmë të gjithë deputetët, por dhe gjithë shqiptarët se kjo qeveri është e vendosur për të mos falur një litër ujë jo më detëra, liqenë dhe lumenj. Janë të gjitha Konventat që na e garnatojnë këtë, janë Gjykatat ndërkombëtare që na e garantojnë këtë. Ne këtu jemi pikërisht gardianë për të respektuar këto Konventa, aq më tepër kur bëhet fjalë në raporte ndërkufitare”,ka thënë Koka nga foltorja e Parlamentit.

Ministri Koka tha se qeveria maqedonase ka bërë një studim pa u konsultuar me qeverinë shqiptare por sipas tij, nuk do të avancojë nëse nuk është në përputhje me konventën.

“Shqipëria aderon në dy Konventa Ndërkombëtare ku menaxhon ujërat ndërkufitarë. Një gjë është e qartë, projekti, studimi i fizibilitetit, i cili ka përfunduar tashmë i financuar nga Banka Botërore ka nisur përreth 4 vjet më parë. Në flagrancë të plotë dhe në shkelje me ligjin shteti maqedonas nuk ka marrë mendimin dhe vlerësimin e shtetit shqiptar”, deklaroi  Koka sot (e enjte në Kuvend.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ristani: Tom Doshi duke qarë hallin e vet qan hallin e gjithë Shqipërisë
Berisha denoncon dhunën policore ndaj një qytetari në Durrës »
Article Logic
Execution time: 0.045781135559082
array(1) { ["section"]=> string(75) "devijimi-i-lumenjve-koka-nuk-do-e-falim-ujin-projektet-sipas-konventes-4501" }