Devijimi i Vjosës, ose përmbytja e kësaj toke më të madhe se Tirana

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:01 07-11-2016 Devijimi i Vjosës, ose përmbytja e kësaj toke më të madhe se Tirana

Fotoja me lumin pranë është bërë te shkembi i Çorrushit. Ky fshat gjendet në komunën Kutë, rrethi Mallakastër. Në sfond ka 2 lopë që po shijojnë ujin dhe diellin. Vjosa është blu dhe kodrat aty pranë janë të thata. Mbajeni mend këtë imazh. Pas pak kohësh nuk do të jetë më kështu! Këtu banorët betohen për tokën e tyre. Ata e kanë traditë: Nuk ndërtojnë kurrë në fushë, por në kodër.

Lugina që shihni me ullinjtë në sfond si vazhdim i fotos tjetër, do të përmbytet bashkë me ullishtat shumë vjeçare. Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë, ndërsa barbaria jonë shqiptare është ndjesi me pushtues mediokër. Me këtë që po i bëjmë natyrës sonë, ec e ec dhe ngul nga një hec, ka vetëm një kuptim vetjak: Mbase nuk kemi qenë kurrë trima, mbase kemi rënë gjithmonë në dashuri me pushtuesin.

Në këto rrethina toka është e shenjtë, më shumë se njeriu. Betonaxhinjtë e natyrës me dhe pa diga, duhen të kenë kujdes në këto zona. Nuk i dihet kurrë! Dje më thanë se ai është rikthyer përgjithmonë atje ku lindi, bashkë me pushkët e luftës. Natën mediton pranë Vjosës. Quhet Mehmet Shehu.

Nga Eljan Tanini

vjosa-2.jpg

vjosa-3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023411989212036
array(1) { ["section"]=> string(72) "devijimi-i-vjoses-ose-permbytja-e-kesaj-toke-me-te-madhe-se-tirana-58693" }