Dezertimi i katër Komandove në Londër, reagon Ministria e Mbrojtjes

Publikuar tek: politike, më 22:16 16-11-2017 Dezertimi i katër Komandove në Londër, reagon Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me dezertimin e katër ushtarëve të Repartit Komando teksa ndodheshin për specializim në Londër.

Ministria e Mbrojtjes informon se është bërë kallëzimi penal në Prokurori për “dezertim”.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media pasditen e sotme, zyra e shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes bën me dije se: 4 efektivë ushtarake, që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj. 

Sipas “Kodit Penal Ushtarak”, ndaj 4 efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë është depozituar kallëzim penal “Për dezertim”. Prej disa javësh, çështja është në hetim nga ana e autoriteteve përkatese’, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama prishi punët me Top Channel, por ka gjithë Klanin në dispozicion! Shikoni ç’po ndodh me lajmet
Deklarata e fortë, ish-ministri i Jashtën: U kërkua arrestimi i Berishës, si na bënë presion ambasadorët »
Article Logic
Execution time: 0.004490852355957
array(1) { ["section"]=> string(72) "dezertimi-i-kater-komandove-ne-londer-reagon-ministria-e-mbrojtjes-99834" }