Dezerton diplomati i Koresë së Veriut në Londër

Publikuar tek: bota, më 12:20 17-08-2016 Dezerton diplomati i Koresë së Veriut në Londër

Një diplomat i lartë nga Koreja e Veriut me bazë në Londër mësohet se ka dezertuar rreth një muaj më parë.

Agjencia e lajmeve shtetërore në vendin komunist ka njoftuar se diplomati koreanoverior ka dezertuar nga Ambasada e Koresë së Veriut në Londër, një ngjarje që ndodh për herë të parë që prej hapjes së Ambasadës 13 vite më parë.

Diplomati u zhduk së bashku me gruan dhe fëmijët e tij rreth një muaj më parë ndërsa tani është duke kërkuar azil politik në një shtet tjetër.

Nëse një gjë e tillë konfirmohet, dezertimi do të cilësohet si një tradhëti e shërbimeve sekrete britanike pasi diplomati mund të ketë informacione të dobishme për regjimin e Kim Jong Un.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027078866958618
array(1) { ["section"]=> string(53) "dezerton-diplomati-i-korese-se-veriut-ne-londer-49989" }