Dhanë dorëheqjen t'i shpëtojnë vettingut, zbardhet pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Publikuar tek: aktualitet, më 08:59 14-02-2018 Dhanë dorëheqjen t'i shpëtojnë vettingut, zbardhet pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Dhjetë gjyqtarë dhe prokurorë kanë braktisur sistemin e drejtësisë për t’i shpëtuar skanimit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e papërshtatshme me krimin dhe aftësisë profesionale.

Ditët e fundit, janë vetëlarguar nga sistemi edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla si dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. 

 

Një dorëheqje e bujshme ka qenë edhe ajo e anëtares së Gjykatës së Lartë Mirela Fana, bashkëshortes së Neshat Fanës, i njohur si avokati i Sali Berishës.

Një tjetër dorëheqje në nivele të larta të drejtësisë ishte edhe ajo Vladimir Kristos, po nga Gjykata Kushtetuese. Gashtë të larguarit e tjerë u përkasin gjykatave të apelit dhe të shkallës së parë. Nuk ka dyshime se makthi i njerëzve të drejtësisë në raport me Vetingun ka të bëjë me kontrollin për ligjshmërinë e pasurive të deklaruara dhe hetimin për mundësinë e fshehjes së pasurive.

Sipas disa raporteve dhe studimeve ndërkombëtare rreth 80 % të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë nuk e justifikojnë pasurinë me të ardhura të ligjshme. Po cila është pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar? 

Llalla dhe Imeraj

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, në vitin 2016 deklaron se ka shitur një sipërfaqe ullishte 3000 m2 në Mjull-Bathore, në Tiranë, me vlerë 249 000 euro. Llalla thotë se këtë tokë e ka blerë në vitin 2007, me vlerë 1.5 milionë lekë, para të cilat i ka marrë hua nga të afërmit. Po gjatë këtij vitit, Llalla deklaron se ka blerë një tokë arë me sipërfaqe 4500 m2 në Tiranë, me vlerë 4 500 000 lekë.

Në vitin 2003, Llalla deklaron se është bashkëpronar me 1/3 pjesë i një shtëpie banimi me sipërfaqe 180 m2, 7 000 000 lekë. Po në vitin 2013, deklaron se është bashkëpronar me 1/3 pjesë i një trualli me sipërfaqe 2600 m2, vlera 3 000 000 lekë. Referuar të gjitha deklaratave të pasurisë, Llalla deklaron edhe një apartament banimi me sipërfaqe 67.2 m2 në Durrës.

Ndërkaq, anëtari i dorëhequr i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, duke iu referuar gjithnjë deklaratave të pasurisë të firmosura prej tij, rezulton me një pasuri modeste, në raport me kolegët e tij. Imeraj ka një banesë, të cilën po e shlyen me kredi. Si të ardhura Imeraj deklaron vetëm pagën e tij dhe të vajzës. Gjithashtu, edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, nuk përfshihet në rrethin e njerëzve të drejtësisë më pasuri marramendëse, në raport me të ardhurat e ligjshme.

Mirela Fana

Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e dorëhequr para nisjes së Vetingut, posedon disa pasuri të paluajtshme, ndërsa bashkë me bashkëshortin deklarojnë qindra mijëra euro të ardhura në vit, nga pagat dhe bizneset. Zonja, në emrin e saj dhe të bashkëshortit, Neshat Fana, deklaron apartament me sipërfaqe 127 m2 dhe me vlerë 170 mijë euro dhe apartament me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë. Apartamentin e dytë thotë se e ka dhënë me qira, ku për një vit, konkretisht në vitin 2012, deklaron se ka fituar 30 mijë euro. Në vitin 2013, çifti deklaron detyrime të papaguara në vlerën 312 343 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë, pjesë e regjimit martesor.

Por befas, në vitin 2014, ata thonë se e kanë mbyllur këtë kredi, për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, ku detyrimi financiar i shlyer është 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor. Në vitin 2013 dhe në vitin 2014, Neshat Fana deklaron të ardhura nga 2F-Grup shpk 80 mijë euro dhe 70 mijë euro. Në vitin 2012, Neshat Fana deklaron 198 mijë euro të ardhura nga puna si avokat. Më pas, emërohet anëtar i KLD dhe më pas në krye të Shkollës së Magjistraturës, me një pagë modeste në raport me të ardhurat që fiton si avokat dhe nga biznesi. Ish-gjyqtari i Apelit të Vlorës, Ilir Çeliku, i dorëhequr para veprimit të ligjit të Vetingut, posedon biznese dhe pasuri të paluajtshme. Bashkëshortja e tij, deklaron shtesa në llogaritë rrjedhëse 105 mijë euro dhe 55 mijë euro nga shitja e pasurive të paluajtshme. Ndërsa ish-gjyqtari Ibrahim Hoxha deklaron se ka blerë një makinë me vlerë 7 000 000 lekë, me të ardhura nga paga dhe gjendje cash.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo

Gjendja e depozitës, bono thesari, në Bankën e Shtetit, nëpërmjet një banke të nivelit të dytë, 19 000 euro.

Tërhequr nga Banka Popullore, 2.800,000 lekë.

Tërhequr nga banka, 740,000 lekë.

Depozitë në bankë, 750,000 lekë.

Të ardhura nga paga si anëtar Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 339,848 lekë.

Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 164,400 lekë.

Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit ë dytë, pakësuar me - 117 500 lekë.

Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me - 2 658 000 lekë.

Gjendja e depozitës në Bankën e Shtetit, obligacione me afat 2-vjeçar, 2 658 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 689 800 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e depozitës në Bankën e Shtetit në bono thesari, 689 800 lekë.shqiptarja.com

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthim me tritol në banesë, hidhen në erë dyqanet e garazhi në Shkodër, policia në ndjekje të autorëve (Emri-Detaje)
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, përmbyset makina në mes të rrugës (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0042400360107422
array(1) { ["section"]=> string(93) "dhane-doreheqjen-t-i-shpetojne-vettingut-zbardhet-pasuria-e-gjyqtareve-dhe-prokuroreve-110187" }