Dhe brenda miqësisë së vërtetë vendosen kufinj, ja cilat janë "rregullat e arta"

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:37 28-07-2016 Dhe brenda miqësisë së vërtetë vendosen kufinj, ja cilat janë

Shpeshherë në shoqëri lindin konflike, zënka dhe keqkuptime.  Kjo ndodh për shkak se ne nuk pranojmë”brumin” nga se përbëhen të dashurit tanë. Por, për të patur një miqësi të vërtetë dhe rezistente, ndiqini disa “ rregulla të arta”.

Pranoni defektet e miqve- Richard Templar, autori i librit “Rregullat e dashurisë”, na kujton se “nuk mund t’u kërkojmë miqve tanë që të ndryshojnë. Nëse i ke për zemër, i pranon ashtu siç janë”. Nga ana tjetër, edhe neve nuk do të na pëlqente që të na e kërkonin këtë gjë.

Bëhuni të disponueshëm- Nëse dëshironi të krijoni një miqësi që ia vlen, është e rëndësishme që të pranoni defektet e përbashkëta dhe të përpiqeni të jeni një mik/mikeshë i/e mirë ku mund të mbështeten në çdo moment.

Mos jepni shumë këshilla- Kur shihni se një mik bën një gabim, ose është pranë asaj faze, ju keni tendencë që t’i jepni shumë këshilla. Për Richard Templar, kjo gjë është gabim: “Nuk mund të jeni kurrë të sigurt se keni të drejtë dhe se miku juaj e di më mirë sesa ju atë që bën dhe atë që do për jetën e tij”.

A shkojnë bashkë miqësia dhe paratë?- Nëse merrni borxh dhe nuk ia ktheni më, ekziston rreziku që gjysma e miqësisë tuaj të marrë fund. Richard Templar thekson se e njëjta gjë ndodh edhe me objekte të tjera.

Mësoni të kërkoni falje- Keni bërë gabime të pajustifikueshme? I keni lënduar, apo tradhtuar? Nëse miqësia rrezikohet për fajin tuaj, atëherë është mirë që të mësoni të kërkoni falje. Kjo është një provë e shpëtimit të miqësisë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016442060470581
array(1) { ["section"]=> string(83) "dhe-brenda-miqesise-se-vertete-vendosen-kufinj-ja-cilat-jane-rregullat-e-arta-48040" }