Dhëndri dedikim pikant Berishës: Falenderim dhe reflektim

Publikuar tek: barometri, më 08:05 18-02-2018 Dhëndri dedikim pikant Berishës: Falenderim dhe reflektim

10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ka bërë që shumë figura të njohura të politikës, artit dhe gjithë fushave të tjera, të kthejnë sytë nga e kaluara. 

Kjo jo vetëm për të kujtuar sakrificat e shtetit të Kosovës për të mbërritur në këtë ditë por, edhe “për të ndarë meritat”.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha Albi Malltezi, ka uruar pavarësinë e Kosovës, nëpërmjet disa fotove të Berishës dhe ish-presidentit Amerikan George Bush.

Bashkëngjitur fotove dhe urimit, Malltezi shkruan se kjo periudhë duhet të shërbejë si një moment reflektimi dhe falenderimi.

Malltezi meritat e kësaj dite do t’ia atribuojë ish-kryeminstrit Berisha për kontributin e tij në ngjarjet që çuan në Pavarësinë e Kosovës, duke rikujtuar dhe vizitën e ish-presidentit Amerikan.

Sigurisht që ish-kryeministri Berisha duhet të jetë mjaft i lumtur dhe i kënaqur nga ky dedikim i dhëndrit të tij të kujdesshëm, që edhe në ditë të tilla nuk harroi të thoshte disa detaje të rëndësishme.

Screenshot_9.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030220985412598
array(1) { ["section"]=> string(63) "dhendri-dedikim-pikant-berishes-falenderim-dhe-reflektim-110625" }