Dhëndrri i Berishës: Për Veliajn edhe në PS thonë: Puuu sa para ka bërë mami i Erjonit

Publikuar tek: politike, më 20:41 16-04-2015 Dhëndrri i Berishës: Për Veliajn edhe në PS thonë: Puuu sa para ka bërë mami i Erjonit Jamarber Malltezi, kordinator ne PD

Vjen reagimi i parë negativ nga PD për kandidaturën e Erjon Veliajt të së majtës. Jamarbër Malltezi, koordinator në Partinë Demokratike dhe dhëndërri i ish-kreut të PD Sali Berisha, e konsideron rivalin e doktor Halim Kosovës si “hajdut” fondesh. 

Por shfrytëzon rastin për të future edhe pak përçarje brenda strukturave të PS, për kohën që Veliaj ka drejtuar Mjaftin dhe që kritikonte Fatos Nanon, çka duket se do të jetë edhe një nga argumentet që PD do të përdorë në fushatë.

“Urime mikut tonë Doktor Halim Kosova! Mjek i papërtuar, i mençur, administrator i shkëlqyer dhe mbi të gjitha, njeri. Dr. Halimi ka mbi 35 vjet eksperiencë pune dhe kualifikime të shkëlqyera dhe fati e solli të përballet me dikë që nuk ka as shkollë të lartë, dhe që eksperience pune ka vetëm hilet që bënte qoftë për të rrëzuar Fatos Nanon nga PS dhe qoftë për të përlarë fonde donatorësh. Kundërshtari i Dr. Halimit është një mashtrues i vogël që nuk ka realizuar asgjë profesionale në jetë, përveçse premton bindje absolute ndaj të sëmurit që po fut shqiptarët në burg ose i detyron të marrin udhët e kurbetit.

Doktor Halimi na nderon si qytetarë, na perfaqson, ka treguar se paratë nuk jane gjithshka. Sot Shqipëria ka më shumë para sesa në 2005, por Materniteti ishte shumë më mirë në 2005 sesa çfarë është sot. Ndërsa për kundërshtarin e Dr.Halimit edhe vetë socialistet thonë "Puuu sa para paska bërë mami i Erionit!", shkruan Jamarbër Malltezi në facebook. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD kandidon Fran Frrokaj për Bashkinë e Lezhës
Keti për Shkodrën, socialistja nxjerr sloganin ditën e shpalljes së kandidaturës së Ademit nga PD »
Article Logic
Execution time: 0.016576051712036
array(1) { ["section"]=> string(89) "dhendrri-i-berishes-per-veliajn-edhe-ne-ps-thone-puuu-sa-para-ka-bere-mami-i-erjonit-8944" }