Dhëndrri i Lenka Çukos, ambasador i Shqipërisë në Izrael?

Publikuar tek: politike, më 13:31 09-02-2015 Dhëndrri i Lenka Çukos, ambasador i Shqipërisë në Izrael? Enver Hoxha dhe Lenka Çuko

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe kryeministri Edi Rama kanë propozuar për ambasador të Shqipërisë në Izrael, dhëndërrin e ish-anëtares së Byrosë Politike, Lenka Çuko.

Bardhyl Cani, dhëndrri i Çukos e cila është marrë gjatë kohës së diktaturës me çështjet e kuadrit, ose të burimeve njerëzore të sistemit, është njëkohësisht edhe djali i Nimet Canit, kandidat I Komitetit Qëndror të ish-Partisë së Punës.

Sipas gazetës “Panorama”, mësohet se Bardhyl Cani punon në Ambasadën Izraelite në Tiranë. Në rast se zgjidhet ai do të zëvendësojë Bujar Skëndon, liruar nga detyra një vit më parë.

Nuk dihet ende nëse Presidenti do të dekretojë këto propozime por situata duket ‘’problematike’, pasi Nishani e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij në lidhje me ‘’shmangien’’ e Presidentit për konsultimin e figurave në rolet e ambasadorëve jashtë vendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD prezanton amendamentet për dekriminalizimin, Bylykbashi: Ndërhyrje në Kushtetutë
Sali Berisha përgëzon për herë të parë Edi Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.025099039077759
array(1) { ["section"]=> string(60) "dhendrri-i-lenka-cukos-ambasador-i-shqiperise-ne-izrael-2822" }