Dhima i indinjuar me gazetarët që i marrin statuset: Të shkojnë në Dhërmi, policia përplaset me besimtarët

Publikuar tek: politike, më 14:34 31-08-2015 Dhima i indinjuar me gazetarët që i marrin statuset: Të shkojnë në Dhërmi, policia përplaset me besimtarët Thoma Dhima, zedhenes i Kishes Ortodokse

Zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima shprehet i indinjuar me gazetarët që sipas tij i marrin statuset personale në rrjetin social “Facebook” dhe i paraqisin si deklarata zyrtare.

Megjithatë duket se Dhimën nuk e shqetëson dhe aq kjo se sa e shqetëson ajo çfarë po ndodh në Dhërmi, ku policët përplasen me besimtarët  për Kishën e Dhërmiut.

“Gazetarët janë të lire, por nuk është normale që shënimet personale në FB personal i paraqesin për deklarata zyrtare..
Po të duan psh. le të lëvizin nga zyrat dhe shkojnë tani në Dhërmi, ku janë dërguar policët për t'u konfrontuar me besimtaret dhe që kërcënojnë me arrestime e përdorimin e forcës. Nuk duan t'i lenë besimtaret as që të luten në vendin e shenjtë....”, shkruan zëdhënësi i Kishës, në rrugë jo zyrtare.

Prej ditësh tashmë, Kisha e Dhërmiut është kthyer në një arenë diskutimi. Qeveria ka gati projektin e ri të rindërtimit të saj, pavarësisht kundërshtimeve.

Kryeministri Rama ripërsëriti edhe njëherë sot në një dalje për shtyp se “i vjen turp ta quajë Kishë, kur në fakt ajo është një ngrehinë si garazh”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Vokshi: Rama përdorte çdo vdekje në minierë për politikë, sot nuk gjeti kohë për ngushëllim
Rama mbledh deputetët e veriut, u prezantohen drejtuesit Lindita Nikolla dhe Ditmir Bushati »
Article Logic
Execution time: 0.029396057128906
array(1) { ["section"]=> string(110) "dhima-i-indinjuar-me-gazetaret-qe-i-marrin-statuset-te-shkojne-ne-dhermi-policia-perplaset-me-besimtaret-19591" }