Dhimitër Anagnosti mbush 80 vjeç, miqtë i bëjnë surprizë tortën me ''Sheshxhirim'' (FOTOT)

Publikuar tek: kulture-art, më 13:30 23-01-2016 Dhimitër Anagnosti mbush 80 vjeç, miqtë i bëjnë surprizë tortën me ''Sheshxhirim'' (FOTOT)

Dhimitër Anagnosti, regjisori shqiptar i sa e sa filmave shumë të suksesshëm shqiptarë, mbush sot 80 vjeç. Regjisori i ‘’Përrallë nga e kaluara’’, një ndër filmat më të dashur për shqiptarët, ka festuar sot mes miqve e luleve ditën e tij të lindjes.


Bashkëshortja, aktorja Roza Anagnosti ka qëndruar në krahë të regjisorit dhe mes miqve e kanë uruar Reshat Arbana, Pirro Milkani, Saimir Kumbaro, Marjana Kondi dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

“Dhimitër Anagnosti ose ndërgjegjia e kinemasë që nuk mund të zhbëhet, Sot i urojmë 80- vjetorin e një jete që e duam vlerë kombëtare!’’, e ka quajtur Kumbaro.

Anagnosti lindi 23 janar 1936 në Vuno të Himarës. Ai u martua me aktorn Roza Anagnosti. Mes dhjetra filmave të tij mund të përmendim: Gjoleka i biri i Abazit (2006) Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989) , Përrallë nga e kaluara (1987), Gurët e shtëpisë sime (1985), Lulëkuqet mbi mure (1976), Malet me blerim mbuluar (1971), Në shtëpinë tonë (1979) etj.

Edhe redaksia e Newsbomb.al i uron jetë të gjatë regjisorit dhe sa më shumë shëndet!

{gallery}anagnosti{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pse Kadare e meriton çmimin “Nobel”, Akademia e Shkencave letër Stokholmit: Çfarë shkruhet në të
Fotot e papublikuara më parë të Ibrahim Rugovës dhe Rexhep Qosjes »
Article Logic
Execution time: 0.015703916549683
array(1) { ["section"]=> string(89) "dhimiter-anagnosti-mbush-80-vjec-miqte-i-bejne-surprize-torten-me-sheshxhirim-fotot-30757" }