Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ikim nëse rriten taksat

Publikuar tek: ekonomi, më 21:58 29-03-2018 Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ikim nëse rriten taksat

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Craëford ka folur për situatën e investimeve dhe nivelin e taksave në Shqipëri.

Në një lidhje direkte për emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në Neës24, Mark Craëford tha se niveli i taksave në rajon dhe mundësia për investime është me e favorshme në vendet e rajonit në krahasim me Shqipërinë. Ai tha se niveli i taksave duhet të jetë stabël dhe nëse investitorët nuk janë të kënaqur mund të ikin.

“Ne kemi publikuar indeksin e Dhomës Amerikanë të Tregtisë dhe shqetësim mbetet niveli i taksës. Për ne të huajt është më e thjeshtë sepse ne nuk votojmë dhe nëse nuk jemi të kënaqur ne ikim. Ne po ndjekim me kujdes situatën dhe jemi duke krahasuar nivelin e taksave me rajonin. Unë kam pasur takim me përfaqësues në Shkup dhe ata janë më të stabilizuar në krahasim me Shqipërinë sa i përket nivelit të taksave. Nuk po krahasohemi me shtete të tjera si Norvegjia, etj.

Unë kam dëgjuar se nëse taksat janë stabël ne mund t’i përballojmë dhe nëse ka ndryshime edhe investitorët kanë probleme. Çdo muaj që ka një ndryshim dhe shtim taksash nuk është mirë. Taksat nuk duhet të ndryshojnë shpesh, por duhet të jenë stabël”- tha kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këmbimi i territorit në Ballkan ose 'hapja e dyerve të ferrit', ANALIZA e The Economist
»
Article Logic
Execution time: 0.024386167526245
array(1) { ["section"]=> string(57) "dhoma-amerikane-e-tregtise-ikim-nese-rriten-taksat-115001" }