Dhoma Amerikane nuk ia kursen Ramës: Ne nuk burgosim qytetarët për kuponin

Publikuar tek: politike, më 15:01 24-10-2015 Dhoma Amerikane nuk ia kursen Ramës: Ne nuk burgosim qytetarët për kuponin

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford nuk ka hezituar t’i përgjigjet kritikave të kryeministrit Edi Rama, të bëra ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik.

Rama kritikoi Dhomën Amerikane për qëndrimin e mbajtur në lidhje me aksionin kundër informalitetit, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur sot se informaliteti nuk luftohet me represion.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Ramës se çfarë i ndodh dikujt që nuk jep kuponin tatimor në SHBA, Crawford ka thënë se vendin tij askush nuk burgoset për kuponin tatimor.

“Kemi qenë të parët që kemi kërkuar luftë kundër informalitetit, por jo me represion, sepse biznesi nuk duhet të dalë në punë me frikën se do të futet ne burg. Duhet një klimë e ngrohtë për të. Në SHBA çdo shtet ka ligjet e tij, por nuk e di të ketë shtet që dënon qytetarët se nuk marrin kuponin tatimor”, ka thënë Crawford.

Rama tha dje se çdo kritikë kundër këtij aksioni është një mesazh mbështetës për shkelësit e ligjit.

Lexo edhe: Rama bën bilancin e aksionit kundër informalitetit: 94 mijë kontrolle, 50 mln kupona të lëshuar

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr në PS, ish-kryetari përplaset me Ditmir Bushatin: Është turp i madh. PS s’është në shina
4 shënimet Pandeli Majkos për Shqipërinë dhe Kosovën: Rrezikohemi nga kriza kombëtare »
Article Logic
Execution time: 0.021119832992554
array(1) { ["section"]=> string(79) "dhoma-amerikane-nuk-ia-kursen-rames-ne-nuk-burgosim-qytetaret-per-kuponin-23882" }