Dhoma Britanike: Ligji i qeverisë për anëtarësimin e detyruar gjobvënës! E ardhmja e bizneseve jo drejt Lindjes së Kuqe

Publikuar tek: ekonomi, më 14:20 30-09-2016 Dhoma Britanike: Ligji i qeverisë për anëtarësimin e detyruar gjobvënës! E ardhmja e bizneseve jo drejt Lindjes së Kuqe

Reagon ashpër Dhoma Britanike e Tregtisë dhe Industrisë lidhur ligjin e miratuar për anëtarësimin e detyruar të bizneseve në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.

Zenel Hoxha, kryetar i Dhomës Britanike thotë e ardhmja e bizneseve shqiptare është orientuar drejt vendeve perëndimore dhe jo drejt lindjes së kuqe siç po tenton lidershipi aktual i biznesit shqiptar.

DEKLARATA E PLOTË:

‘’Dhoma Britanike në Shqipëri është themeluar 15 vjet më parë në Shqipëri në bazë të principeve dhe modelit anglo -amerikan si edhe standardeve udhëzuese të ICC (Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë) të cilat veprojnë mbi bazën e lirisë.

Misioni i Dhomave të Tregtisë është të punojnë për të mbështetur biznesin në bazë të interesit reciprok. Dhomat duhet të ofrojnë shërbime cilësore dhe sa më shumë fokusohen në ndihmë të biznesit aq më mirë biznesi është në gjendje të bëjë dallimin dhe zgjedh atë që ofron më të mirën. Konkurueshmëria e lirë do të përsoste Dhomat dhe Organizatat e Biznesit për t’u shndërruar vërtet në aleate të natyrshëm të biznesit.

Anëtarësimi i detyruar është një kosto ekstra mbi të bërin biznes dhe një detyrim që mbi të gjitha krijon ndjesinë e të qenit në fuqi të sistemit të marrjes me dhunë, pasi ky ligj nuk i detyron dhomat lokale t’i ofrojnë diçka në këmbim biznesit. Modeli gjermano-italian nuk mund të krahasohet me gjobvënesit e rinj siç do të jenë dhomat në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Dhomat Bilaterale në vendin tonë janë një kontribut i madh profesional e demokratik për Shqipërinë. Ato çdo ditë kontribuojnë duke sjellë risi në shërbim dhe bashkëpunim me komunitetin e biznesit si atij shqiptar por edhe të bizneseve të vendeve nga vijnë.

E ardhmja e bizneseve shqiptare është orientuar drejt vendeve perëndimore dhe jo drejt lindjes se kuqe siç po tenton lidershipi aktual i biznesit shqiptar.’’

zenelhoxha2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021787881851196
array(1) { ["section"]=> string(123) "dhoma-britanike-ligji-i-qeverise-per-anetaresimin-e-detyruar-gjobvenes-e-ardhmja-e-bizneseve-jo-drejt-lindjes-se-kuqe-54638" }