Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ‘’PRO’’ plehrave, Jaka: Rrit konkurrencën!

Publikuar tek: ekonomi, më 12:55 21-09-2016 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ‘’PRO’’ plehrave, Jaka: Rrit konkurrencën!

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë deklarohet ‘’PRO’’ importit të plehrave në Shqipëri. Kreu i Dhomës, Nikolin Jaka, jep 3 arsye pse duhen importuar plehrat, mes të cilave edhe rritja e konkurueshmërisë së ekonomisë shqiptare në rajon.

‘’Në emër të sipërmarrjes së prodhuesve përshëndesim inisiativën e deputetëve të Komisionit të veprimtarive prodhuese për miratimin me mirëkuptim të ndryshimeve ligjore në ligjin e menaxhimit të mbetjeve. Ky ndryshim do të mundësojë furnizimin e ndërmarrjeve prodhuese të industrisë të ricikluara me lëndë të para për veprimtarinë e tyre duke i vendosur këto ndërmarrje në kushte të barabarta konkurence me ndërmarrjet e tjera të rajonit dhe BE-së.

Theksojmë me vendosmëri të bëhet fjalë vetëm për mbetje që konsiderohen lëndë të para dytësore nga të gjitha vendet e BE-së dhe shprehim keqardhje për identifikimin abuziv të tyre me plehrat për të cilat e gjithë Industria është e vendosur që të mos lejohet importe.’’, arsyeton Jaka.

Sipas tij, lejimi i importit të lëndëve të para për riciklimin do të bënte të mundur:

a)     fuqizimin e industrisë së riciklimit si hallkë themelore në menaxhimin e integruar të mbetjeve në vend. Pa industri riciklimi në Shqipëri nuk ka mjedis të pastër.

b)    Do të vinte me efiçencë qindra miliona Euro investime, me efekt të drejtëpërdrejtë në punësim prej mijë punonjësish, me efekt në GDP prej miliona Euro pjesa më e madhe e të cilave për eksport.

c)     Rrit konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare në rajon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024645805358887
array(1) { ["section"]=> string(73) "dhoma-e-tregtise-dhe-industrise-pro-plehrave-jaka-rrit-konkurrencen-53618" }