Dhoma e Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes: Procedurat tatimore akti më i rëndësishëm për sipërmarrjen shqiptare

Publikuar tek: ekonomi, më 14:21 01-07-2016 Dhoma e Tregtisë dhe Shoqatave të  Sipërmarrjes: Procedurat tatimore akti më i rëndësishëm për sipërmarrjen shqiptare

Ditën e sotme është zhvilluar konferenca për shtyp lidhur me projektligjin për Procedurat Tatimore.

Përfaqësuesja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes,  Ines Mucostepa,  tha se procedurat tatimore renditen si një nga aktet me shumë interes dhe impakt për sipërmarrien shqiptare, pasi në thelb ka rregullimin ligjor të marrëdhënies Administratë Tatimore dhe Taksapagues.

“Vitin e kaluar kjo marrëdhënie pati probleme të cilat u ndikuan mjaft edhe nga aksioni i ekzekutivit kundër informalitetit ne ekonomi. Këtë vit shohim me interes dhe vlerësojmë hapjen e një dialogu konkret dhe konstruktiv midis Minstrisë së Financave dhe Sipërmarrjes për të harmonizuar me këtë projektligj disa shtesa dhe ndryshime qëi konsiderojmë të rëndësishme”-tha Mucostepa.

Formalizimi i dhomave të tregtisë është një tjetër iniciativë shumë e rëndësishme e sipërmarries.

Nga të gjitha takimet që kemi patur, duam ti sigurojmë Qeverisë që sipërmarria është e interesuar të ndikojë në përmirësimin e klimës së biznesit”-shtoi përfaqsuesja e Dhomave të Tregtisë.  Sipas saj, një treg konkurent lokal dhe rajonal si dhe një ekonomi e qëndrueshme është detyre dhe përgjegjësi e tyre.

“Kërkojmë që të ndryshojë afati i rikontrollit tatimor dhe njoftimi paraprak për rikontroll, kërkojmë që pagesa e detyrimit tatimor në rast apelimi të shtyhet deri në përfundim të apelimit dhe marrjes së vendimit të formës së prerë, si dhe uljem e gjobave për mosdeklarim”-shtoi më tej Mucostepa.

Përveç kërkesave të mësipërme, Dhoma e Tregtisë kërkonte: përshkallëzim gjobe në propocion me shkeljen, moslëshim të kuponit tatimor mni vlerën 5000 lekë si dhe kontroll të befasishëm në distancë 90 ditë përveç rasteve të shkelieve fragrante.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046766042709351
array(1) { ["section"]=> string(117) "dhoma-e-tregtise-dhe-shoqatave-te-sipermarrjes-procedurat-tatimore-aki-me-me-interes-per-sipermarrjen-shqiptare-45184" }