DHORI, njeriu i Kinemave të Tiranës për 52 vite

Publikuar tek: kulture-art, më 12:12 30-06-2017 DHORI, njeriu i Kinemave të Tiranës për 52 vite

Me Tiranën jemi “takuar” në shtator të vitit 1974, kur do isha nxënës i Pedagogjikes së Tiranës, nje çunak i ndrojtur i zbritur nga malësitë e Mirditës, me epjen për të mesuar jo vetëm në libra por dhe për ta jetuar sadopak jetën e Metropolit. 

Ndër të tjera, pas filmave që ndiqnim neper lagjet tona në sheshe e oborr të shkolles në fshat, ato vite më ra rasti t’i ndjek filmat nga kinemate komode të Tiranës, që pak a shumë njiheshin dhe si vende elitare. Me ato pak cent që mund të na jepnim prindërit, cdo fundjavë ca i ndaja për të parë filmat e rinj që dilnin sa tek kinema Partizani, tek 17 Nëntori, Agimi apo Dajti etj.  
Mëra rasti që pikërisht pas mbi katër dekada, të takohem me kinooperatorin legjende te kinemave te Tiranes, Dhori Ziu. Ku nuk ka shëtitur për të dhënë filma ky njeri i urtë, pasionant dhe njohës i hollë i filmit.

Tani është në vitet e fundit të pensionit dhe punon si kinooperator tek Kinema AGIMI, përmes talentit të tij në shfaqje me cilësi të larte, ndoqëm dhe “Shtëpia e Vjetër” të mikut tim Genti Kame. Në ato pak metra katrore ai ka të përfshirë historinë e filmit qe është shfaqur në Shqipëri për mbi 50 vite. Ka ruajtur me kujdes gjithcka, gjithcka. Qe nga shiritat e pare fare, e deri tek aparatet moderne te kohes se sotme.
Më foli dhe për ndihmen qëi ka dhënë kinemase së Rreshenit deri para disa viteve,mbante mend dhe Nduen, që si me të qeshur i them se më shumë i flisnim me mbiemrin e filmit së NDUE!
I dhashë një falenderim në emër të fëmijërise dhe rinisë sime të hershme, sepse nuk ka na ka vaki ndonjëherë të na jetë ndërprerë filmi në mes sa here i ka transmetuar ai filmat e kohes.
Rrofsh DHORI, o njeri i mirë!/

Gjergj Marku

gj.jpg

gj1.jpg

gj2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë do të ndodhë me Piramidën? Ky është projekti i radhës i Bashkisë së Tiranës
Është pothuasje e sigurt, asteroidi do godas tokën dhe do zhdukë njerëzimin »
Article Logic
Execution time: 0.094830989837646
array(1) { ["section"]=> string(52) "dhori-njeriu-i-kinemave-te-tiranes-per-52-vite-84534" }