Dhuna jashtë kafazit pas fitores ndaj McGregor, reagon babai i Khabib: Do ta ndëshkoj rëndë

Publikuar tek: sport, më 19:17 09-10-2018 Dhuna jashtë kafazit pas fitores ndaj McGregor, reagon babai i Khabib: Do ta ndëshkoj rëndë Boksieri Khabib Nurmagomedov me të atin

Khabib Nurmagomedov e mbajti fjalën, arriti të mposhtë Conor McGregor dhe të mbronte titullin kampion në eventin e fundit të UFC-229.

Por pas duelit ku doli fitimtar, rusi kaloi oktagonin duke shkaktuar një sherr masiv, ku u përfshi dhe instruktori i McGregor.

“E di që babai im do të më “vrasë” kur të shkoj në shtëpi për këtë gjest që kreva”, u shpreh kampioni i botës Khabib Nurmagomedov, teksa kërkoi falje për veprimin e tij.

Por mesa duket edhe pse babai e kisshte paralajmëruar që jashtë ringut të tregohej i edukuar dhe i sjellshëm, Khabib nuk e bëri, duke shkaktuar zemërimin e të atit, shkruan faqa zyrtare e MMA.

“Do ta ndëshkoj rëndë, më shumë se sa vetë UFC-ja. E kisha paralajmëruar. Për mua, disiplina është e para. Në kafaz mund të bësh çfarë të duash, jashtë tij duhet të jesh i edukuar, pasi ka civilë, fëmijë, gra”, tha babai i boksierit, Abdulmanap Nurmagomedov, pas mbërritjes së tij në Degestan, Rusi.  

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Andi Lila nuk i përmban emocionet: Më duket si hera ime e parë, nuk më zuri gjumi gjithë natën
Ikën apo kthehet Ze MARIA? BARDHEBLUTË i bëjnë “zile” trajnerit të njohur »
Article Logic
Execution time: 0.0042359828948975
array(1) { ["section"]=> string(96) "dhuna-jashte-kafazit-pas-fitores-ndaj-mcgregor-reagon-babai-i-khabib-do-ta-ndeshkoj-rende-137214" }