Dhuna ndaj biznesmenit libanez tremb investitorët. Pas “Omnix” një tjetër kompani largohet nga Shqipëria?

Publikuar tek: ekonomi, më 16:52 29-09-2016 Dhuna ndaj biznesmenit libanez tremb  investitorët. Pas “Omnix” një tjetër kompani largohet nga Shqipëria?

Pas dhunës së ushtuar ndaj biznesmenit libanez Faad Mitri dhe largimit të kompanisë "Omnix" nga Shqipëria,  kompania angleze “Chapman Taylor” është zhgënjyer nga humbjet e mëdha.

 “Chapman Taylor”, lider në botë në fushën e arkitekturës për projektim, nëpërmjet një njoftimi zyrtar lajmëroi humbjen e 13 milionë paundëve( 15 milionë euro) nga kontrata që kishte lidhur me “Omnix”.

Sulmi i ushtuar ndaj biznesmenit libanez po jep efekte teje negative në largimin e biznesmenëve. Kompania angleze “Chapman Taylor  kishte hartuar projektin e resortit turistik dhe do të mbikëqyrte zbatimin e tij deri në vitin 2018.

 Shkak i humbjes së kontratës prej 13 milionë paundësh të kompanisë ‘Chapman Taylor’, ishte sulmi barbar i Fadi Mitrit, i cili u masakrua në prani të bashkëshortes dhe vajzës 7­ vjeçare, ndërsa udhëtonte rrugës së aeroportit të Tiranës. Kjo e detyroi kompaninë ‘Omnix Albania’ të vendosë tërheqjen e investimit nga Shqipëria.

 ‘Chapman Taylor’ dënon sulmin dhe i vjen keq për humbjen e mundësisë për të punuar së bashku me ‘Omnix’ për zhvillimin e Gjirit të Lalzit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

 Drejtori i përgjithshëm i kompanisë angleze, Chris Lanksbury, i kontaktuar nga  “Panorama”, u shpreh se nga sulmi barbar ndaj administratorit Fadi Mitri, Shqipëria humbi reputacionin për investime, ndërsa kompania “Chapman Taylor” do të mendohet dy herë nëse do të vendosë të investojë përsëri në Shqipëri.

 “‘Omnix’ është përpjekur për të zhvilluar një destinacion turistik, i cili do të sillte kredite për vendin dhe punësimin e qytetarëve. Në të gjitha takimet isha me Fadi Mitrin. Ai gjithmonë ka bërë përpjekje të mëdha për t’u treguar të gjithëve se çfarë potenciali të madh ka në Shqipëri dhe pastaj ndodhi ky incident i tmerrshëm”,- është shprehur ai. 

Ky incident prishi reputacionin e Shqipërisë dhe ka trembur investitorët e huaj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020771980285645
array(1) { ["section"]=> string(107) "dhuna-ndaj-biznesmenit-libanez-tremb-investitoret-pas-omnix-nje-tjeter-kompani-largohet-nga-shqiperia-54533" }