Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë të ditura dënimet për klubet e Partizanit dhe Skënderbeut për problemet që tifozeritë e tyre shkaktuan në stadiumin “Elbasan Arena”.
Disiplina ka vendosur që Partizanit të dënohet me katër ndeshje pa tifozë për shkak të: sjelljes të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese.
Skënderbeu është dënuar me tre ndeshje pa tifozë për të njëjtat akuza: për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese.
Të dyja klubet do të paguajnë dëmet që tifozeritë e tyre i shkaktuan stadiumit.
Ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut la një shije të hidhur për të gjithë tifozët e futbollit për shkak të sjelljes së gabuar të disa personave në shkallët e stadiumit, situatë që u rëndua me ndërhyrjen e efektivëve të policisë.