Dhuna në Parlamentin Maqedonas, arrestohet ish ministri i Brendshëm dhe disa zyrtarë të tjerë.
Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për sigurinë publike, Mitko Çavkov dhe disa persona të tjerë sot në mëngjes u arrestuan me urdhër të Prokurorisë Publike, konfirmuan për MIA-n nga MPB.
Sipas gazetës Ekspres, Çavkov për momentin është në Gjykatën penale ku po jep dëshmi para gjykatësit të procedurës paraprake.
Nga gjykata për MIA-n informojnë se për momentin edhe personat e tjerë janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake i cili vepron sipas parashtresës me shkrim nga PTHP lidhur me ngjarjet në Kuvend të 27 prillit.
Mitko Çavkov, gjatë ngjarjeve në prill kryesoi me shtabin operativ të MPB-së. Nga strukturat më të ulëta të MPB-së ishte thënë se për dy orë ai nuk ka dhënë urdhër për veprim të policisë, çka ka çuar në rrezik jetën e deputetëve dhe gazetarëve.
Krahas Çavkovit, janë arrestuar edhe persona të tjerë, mes të cilëve, edhe deputetët Kërsto Mukovski dhe Zhaklina Peshevska, aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qosja nga Velesi, ish-drejtori i FSSHM-së, Sashe Stefanovski.